Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka vendosur të shtyjë për dy javë aksionin për deportimin masiv të klandestinëve, pasi është duke kërkuar arritjen e një kompromisi me liderët demokratë për çështjen e emigracionit.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë ka qenë prej kohësh nën presionin e demokratëve të cilët i kanë kërkuar që ta anulojë këtë aksion deportimi që prek një numër të madh familjesh në mbi 10 qytete amerikane.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i kërkoi presidentit Trump të ndërpresë urdhrin kundër klandestinëve. Ajo gjithashtu iu ka kërkuar dhe liderëve fetarë që të ushtrojnë presion ndaj presidentit për këtë çështje delikate.
Republikani Trump e ka çështjen e emigracionit të paligjshëm një pikë kyçe të presidencës së tij dhe do që ta zgjerojë problemin dhe në fushatën e vitit 2020.
Në postimin në “Twitter”, Trump deklaroi se po pret të shikojë nëse arrihet një marrëveshje me demokratët, në të kundër deportimin i emigrantëve të paligjshëm do të fillojë.