Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri thirrje ushtarakëve venezuelas të ndalojnë mbështetjen ndaj presidentit socialist, Nicolas Maduro, që SHBA-ja kërkon të largohet nga pushteti.
“Ne i bëjmë thirrje venezuelasve që t’i japin fund mbështetjes së tyre ndaj Maduros, që nuk është asgjë tjetër përveç se një kukull”, deklaroi presidenti amerikan në krahë të homologut të tij braizilian Jair Bolsonaro.
Trump përmendi gjithashtu edhe mundësinë për sanksione shumë më të ashpra që mund të imponohen kundër Karakasit.