Extra Turistja kërkon një foto me rojën e mbretëreshës, por e pëson keq...

Turistja kërkon një foto me rojën e mbretëreshës, por e pëson keq (Videoja virale)

Me rojet e mbretëreshës Elisabeta, nuk mund të tallesh. Aq më tepër t’i prekësh.

Këtë leksion e ka mësuar më së miri turiste në Londër, që në tentativën për të bërë një fotografi, kapi frerët e kalit madhështor të një prej rojeve të Buckingam Palace, rezidenca zyrtare e familjes mbretërore.

Por video që është shndërruar në virale tregon se pas një momenti heshtje, roja fillon e bërtet “largohuni nga roja e mbretëreshës, mos kapnin frerët”, me një zë vërtet të frikshëm, aq sa tmerron turistët, për t’u rikthyer pak çaste më vonë në heshtjen tipike.