Extra Turizëm në orbitë rreth Hënës, udhëtimi do të kushtojë 75 mln $

Turizëm në orbitë rreth Hënës, udhëtimi do të kushtojë 75 mln $

Në vitin 2018, dy turistë me fat do të bëjnë një udhëtim në orbitë rreth Hënës, për të cilin thuhet se do të kushtojë rreth 75 milionë dollarë për person.

Kompania “SpaceX” e Elon Musk, e cila ka në pronësi makinat elektronike “Tesla”, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje ekonomike me dy persona, që “përfaqësojnë një rast për qeniet njerëzore për t’u kthyer në hapësirën e pafund për herë të parë pas 40 vjetësh”.

Rreth 40 vjet më parë, amerikanët shpenzuan 50 miliardë dollarë për të bërë një shëtitje në “detin e qetësisë”, por lanë në tokë gjithçka. Këtë herë udhëtimi do të zgjasë një javë, nuk do të ketë zbarkim dhe gjithçka do të kryhet në 643 mijë kilometra.

Do të nisen me platformën nga ku u nis Apollo 39A, kurse udhëtimi drejt Hënës do të ndodhë mbi anijen hapësinore Dragon. Për momentin, për dy turistët misteriozë, dihet vetëm që “kanë paguar një shumë domethënëse kapari”. Vetëm pas stërvitjes dhe kalimit të testeve mjekësore do të mësohet se cilët janë.

Thuajse dhjetë vjet më parë, një marrëveshje mes agjencisë hapësinore ruse dhe një kompanie private amerikane duhej të dërgonte në hapësirë për 20 ditë dy turistë në bordin e një “Soyuz” për një kosto prej 100 milionë euro.

Por pastaj nuk u bë asgjë. Për “SpaceX”, kjo nismë është një provë gjenerale dhe një trampolinë për të dërguar në të ardhmen njerëzit në Mars.