Bota Turqia hap spitalin e ri anti-Covid në pistat e aeroportit “Ataturk” të...

Turqia hap spitalin e ri anti-Covid në pistat e aeroportit “Ataturk” të Stambollit

Turqia hap një spital të ri për pandeminë ditën e premte, i ndërtuar në pistat e aeroportit “Ataturk” të Stambollit përgjatë 45 ditëve të fundit.

“Ataturk” ka qenë aeroporti kryesor i qytetit me 16 milionë banorë, por u mbyll për shkak të kalimit të fluturimeve në kompleksin e ri që u ngrit një vit më parë. Tani ai përdoret për transport mallrash, ose udhëtime qeveritare.

Spitali i ri është ndërtuar në dy nga tre pistat e tij, duke shkaktuar reagimin e kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili tha se aeroporti mund të duhet ende për emergjenca si tërmetet.

Ceremonia e hapjes vjen teksa Turqia po bëhet gati të lehtësojë kufizimet e vendosura kundër epidemisë së COVID-19 për udhëtimet ndërurbane dhe do të lejojë restorantet, kafenetë, parqet dhe stadiumet të rihapen nga 1 qershori.

Ndërkohë, urdhra për të qëndruar në shtëpi janë dhënë në disa qytete për fundjavën. Ministria e Brendshme deklaroi se vetëm këtë të shtunë e të diel do të ketë bllokadë në 15 qytete.

Koronavirusi ka vrarë rreth 4 mijë e 500 persona në Turqi dhe ka infektuar mbi 160 mijë të tjerë.