Në harkun e dy ditëve, futbolli shqiptar humbet betejën me atë turk. Pas Kombëtares kuqezi, edhe përfaqësuesja e Shpresave u dorëzua përballë kundërshtarëve të saj, këtë herë për kualifikueset e “Euro 2021”.
Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë 21-vjeçarë u mundën nga bashkëmoshatarët e tyre turq me rezultatin 2-1.
Turqia kaloi shumë shpejt në avantazh me anë të Jyksel, por me kalimin e minutave, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi e rriti lojën e saj dhe barazoi rezultatin me anë të Tafës.
Kuqezinjtë shënuan edhe një gol të dytë me Vrionin, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, si Kombëtarja U21, ashtu dhe ajo turke patën raste shënimi. Por, ishte pikërisht ajo mike, që e gjeti golin 12 minuta para fundit, me anë të Ozkan, duke i dhënë një goditje të fortë kombëtares shqiptare që për lojën që shfaqi nuk e meritonte humbjen.