Politika Visar Ymeri takon dy ministrat nga Kosova në qeverinë “Rama”

Visar Ymeri takon dy ministrat nga Kosova në qeverinë “Rama”

Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste më Shqipëri. Në një postim në Facebook, Ymeri ka bërë të ditur se ka takuar dy ministra kosovarë në qeverinë shqiptare, Gent Cakaj e Besa Shahini.

Më poshtë postimi i Ymerit:

Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishim të ftuar si Parti Socialdemokrate.

Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, znj. Besa Shahini.

I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste.