Aktualitet Tushemisht, kapet norvegjezja e kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbim

Tushemisht, kapet norvegjezja e kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbim

Policia Kufitare në Tushemisht ka vënë në pranga një shtetase norvegjeze, e kërkuar ndërkombëtarisht me akuzën e rrëmbimit.

Norvegjezja 36-vjeçare, me inicialet A.M. jetonte në Ohër, ku fshihej nga akuza për krime të kryera kundër familjes, ndër të cilët rrëmbimi.

Operacioni u mundësua nga bashkëpunimi i Interpolit në Tiranë dhe Oslo, ndërkohë që e arrestuara do të ekstradohet në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.