Liderët e Bashkimit Europian patën një debat të vështirë për çështjen e zgjerimit, deklaroi sot në Parlamentin Europian presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
”Pjesa më e madhe e tyre kërkonin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por, pavarësisht kësaj arritja e një konsensusi javën e kaluar nuk u bë e mundur”, shtoi ai.
”Ky ishte një gabim, ashtu siç edhe ua thashë të gjithë këtyre liderëve”, theksoi ai.
“Tani më mbetet të shpresoj që liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”, tha Tusk.