Aktualitet Gjykata refuzon për të dytën herë lirimin e Mihal Kokëdhimës

Gjykata refuzon për të dytën herë lirimin e Mihal Kokëdhimës

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sërish në burg Mihal Kokëdhimën, i cili sulmoi gjatë muajit gusht një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij në Porto Palermo.

Kokëdhima kërkoi lehtësim të masës së sigurisë me garanci pasurore prej 800 mijë lekësh, gjë të cilën gjykata e ka hedhur poshtë.

Ai kërkoi lirimin nga paraburgimi edhe më parë me argumentin se ishte sëmurë, gjë të cilën gjykata ia kishte refuzuar.

Mihal Kokëdhima u arrestua në fund të muajit gusht për shkak se sulmoi një grup turistësh, të cilët refuzuan shërbimin nga restoranti i tij duke tentuar të largohen.

Kjo nuk i pëlqeu pronarit të restorantit, i cili i kërkoi të paguanin tavolinën duke i dhunuar më pas klientët.