Twitter ka bërë me dije se po ndalon reklamimin politik në platformën e saj komunikuese, për shkak të rrezikut në rritje të përhapjes së informatave të rrejshme nga politikanët.
Kryeshefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey shkroi se teksa reklamimi në internet është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe efektiv për reklamuesit tregtar, po i njëjti sjell rreziqe për politikën. Ai tha se nëse gënjeshtrat përdoren për të ndikuar në vota, ajo do të ndikoj negativisht në jetët e miliona njerëzve.
Masa vjen në kohën kur Facebook është nën presion për të aplikuar kontrollimin e fakteve për politikanët që drejtojnë fushata “potencialisht mashtruese”.