Mësuesi grek i shkollës jopublike “Omiros” në Korçë ka ndërruar jetë në Selanik, pas dy javësh që u diagnostikua me koronavirus.
Mësuesi rezultoi pozitiv me COVID-19 në datën 17 mars në Greqi.
Përmes një deklarate për mediat, shkolla tha se më datë 9 mars ka qenë kontakti i fundit i tij me shkollën.
Ai punonte me kohë të pjesshme në shkollën private në Korçë.
Prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle u vunë në alarm për shkak të konfirmimit të rastit.
Në lidhje me rastin e arsimtarit të shkollës “Omiros” thuhet se Drejtoria e shkollës ka vepruar që në çastin e parë me përgjegjësi të plotë.
Sipas tyre, Arsimtari ka shumë mundësi që të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave në vend, por meqenëse nuk pati siguri të plotë për faktin, Drejtoria e Shkollës, informoi menjëherë të gjithë prindërit e nxënësit dhe institucionet përkatëse.