Aktualitet U kap me armë pranë selisë së PS, Gjykata lë në burg...

U kap me armë pranë selisë së PS, Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest ne burg” Vladimir Gjutën, i arrestuar të hënën pranë selisë së PS.

Gjuta akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “pastrim parash”. Përmes avokatit të tij, Gjuta ka pretenduar se pistoletën dhe dorezën e grushtit i ka mbajtur për mbrojtje personale dhe të pasurisë. Ndërsa shumën preh 120 mijë euro pretendon se ishin te familjes se tij dhe se do t’i këmbente për të ngritur më tej një biznes.

Avokati Naim Gjuta mohoi çdo dyshim për ndonjë qëllim dashakeqës të klientit të tij ndaj kryeministrit Rama.