Tre të miturit që u shoqëruan një ditë më parë në polici dyshohet se janë hajdutë serial. Policia në një njoftim për mediat sqaron se nga hetimet dyshohet se të miturit janë autorë dhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit Janar dhe Shkurt në kryeqytet.
Të miturit tashmë po procedohen në gjendje të lirë për shkak të moshës, por hetimet ndaj tyre po vijojnë.
Ata u kapën një ditë më parë pasi tentuan të vidhnin bankomatin e një banke në rrugën “Myslym Shyri”.
Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur ata tentuan që të merrnin paratë nga bankomati, por plani i tyre dështoi.