Bota Vaksinimi, Biden kritikon Trump: Nuk e prisja situatën kaq keq përsa i...

Vaksinimi, Biden kritikon Trump: Nuk e prisja situatën kaq keq përsa i përket logjistikës

Përsa i takon vaksinës dhe procesit në SHBA, presidenti Joe Biden kritikoi mbrëmë planin e masave të paraardhësit të tij dhe premtoi një sasi tjetër prej 200 milionë dozash të reja.

“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve”, tha Biden.

Më tej, ai tha se nuk e priste ta gjente situatën kaq keq përsa i takon logjistikës, por edhe një herë i përmbahet zotimit të tij për të vaksinuar 100 milionë persona brenda 100 ditëshit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjë që mbështetet edhe nga ekspertët.