Aktualitet U kapën në një shtëpi bari në Angli, dënohen me 20 muaj...

U kapën në një shtëpi bari në Angli, dënohen me 20 muaj burg dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi u ndaluan nga policia gjatë një aksioni anti-drogë më 24 Mars në Consett.

Mirush Kula dhe Sami Lame u kapën brenda një shtëpie bari, ku u sekuestruan 248 bimë kanabisi. Të dy u arrestuan dhe pranuan akuzat. Të dy shqiptarët kanë qenë të dënuar për drogë në Angli dhe kjo ishte hera e dytë që kapeshin për të njëjtën vepër penale.

Sami Lame ishte dënuar me 9 muaj burg vitin e kaluar për prodhim kanabisi dhe ishte liruar në muajin Shkurt të këtij viti.

Edhe 36-vjeçari Mirush Kula ishte arrestuar në Nëntor 2020 në Luton të cilit iu gjetën 122 bimë kanabisi.

Prokurori i çështjes tha se Mirush Kula ka mbërritur në Britani të Madhe dy vitet më parë në mënyrë të paligjshme. Në fund të dënimit me burg, ai mund të përballet me dëbimin nga vendi.

Ndërsa Sami Lame ka aplikuar në azil sapo ishte liruar nga paraburgimi pas arrestimit të herës së parë. Prokurori tha se familja e Lames ishte larguar nga Shqipëria dhe jeton në Itali, ku bashkëshortja e tij kujdeset për nënën e sëmurë të Lames.

Pas përfundimit të dënimit të tij, për Sami Lamen do të duhet të pritet përgjigjja e autoriteteve për statusin e tij të azilantit.