Aktualitet U përfol në bisedat me pullë të kuqe të Zogut, reagon ish-missi...

U përfol në bisedat me pullë të kuqe të Zogut, reagon ish-missi shqiptar  

Ish-missi, Eria Ago, u përfol në bisedat me pullë të kuqe të Zogut të Tiranës, që u publikuan pak kohë më parë kur u zbulua rrjeti i prostitucionit në Tiranë.

“Dosja.al” mësoi se në përgjimet e prokurorisë flitej për ish-missin Eria Ago, e cila kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime përmes Zogut të Tiranës.

Pas publikimit të bisedave ka reaguar vetë Eria nëpërmjet një postimi në Instagram ku shprehet se gjithçka është një shpifje dhe se bëhet me qëllimin për të hedhur baltë mbi figurën e saj.

Ajo nuk mohon se ka lidhje miqësore me Zogun, por shprehet se nuk ka nevojë për para dhe nuk do as të mohojë të vërtetën.

“Dua të theksoj se nuk e mohoj njohjen me Hermesin se ai ka lidhje miqësore me mua dhe familjen time, por vetëm kaq “, shprehet ajo ndër të tjera.