Sport Lazio nuk ndalet, e nënta fitore radhazi për bardhekaltërit

Lazio nuk ndalet, e nënta fitore radhazi për bardhekaltërit

Lazio vijon serinë e fitoreve. Në Breshia, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi shënon triumfin e 9 radhazi në Serinë A.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Ciro Immobile, i cili me dy golat e tij i dha fitoren 1-2 bardhekaltërve.

Lazio e pa veten në disavantazh në minutën e 18, kur Balotelli shënoi me të majtën nga brenda zonës, por barazimi erdhi në minutën e 42-të, kur Immobile shndërroi në gol një 11-metërsh.

Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të sërish nga Immobile, i cili ngjitet në kuotën e 19 golave në renditjen e golashënuesve. Ndërkohë, Lazio e sheh veten vetëm 3 pikë larg Interit dhe Juves.