Aktualitet U plagos me armë zjarri, shënjestra djali i biznesmenit të njohur në...

U plagos me armë zjarri, shënjestra djali i biznesmenit të njohur në Pogradec

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

I plagosuri Joan Muçllari është paraqitur vetë në spitalin e Pogradecit për mjekim.

Sipas policisë, Muçllari është dëmtuar në këmbë me pistoletë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas hetimeve të para ka bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ata janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, të cilët janë shpallur në kërkim.

Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë mësohet se Joan Muçllari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Pogradecit thanë se plagosja e pasdites së sotme ka lidhje me një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë penal.

Ngjarja sot, gjithnjë sipas burimeve pranë grupit hetimor ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka, ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri Joan Muçllari është djali i pronarit të Hotel Voloreka, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.