Elvana Gjata nuk ia doli të triumfojë në Festivalin e Këngës, duke u renditur e dyta. Artistja e “Me tana” humbi kështu shansin për të qenë ajo përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2020, ndonëse që në fillim është cilësuar si pretendente.
Zhgënjimi i Elvanës u kuptua në sytë e saj kur iu thirr emri si fituese e vendit të dytë, duke bërë që ky rikthim në festivale të mos i përkthehet në trofeun e fitimtares.
Por pas përfundimit të festivalit ka reaguar Migena, motra e madhe e Elvana Gjatës e cila ka qenë në sallë për ta ndjekur atë. Me anë të një videoje në Instagram ku shihet reagimi i publikut në përfundim të performancës së Elvanës, Migena shkruan se ajo ka fituar zemrat e publikut për vitet me radhë.