Milani është duke kaluar një situatë aspak të mirë. Pasi dështoi të siguronte një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, nga kuqezinjtë u larguan trajneri Gattuso dhe drejtori sportiv Leonardo.
Ndërkohë, nga UEFA ka ardhur një lajm për kuqezinjtë ditën e sotme, ku bëhet e ditur se janë pezulluar hetimet sa i përket “Fair Play Financiar” derisa të merret një vendim në lidhje me apelin e vitit të kaluar në CAS.
“Procedurat do të ndërpriten deri në publikimin e rezultatit final të çështjes në CAS”, ka bërë të ditur në një deklaratë pasditen e sotme UEFA.
Me këtë vendim të fundit, ndaj kuqezinjve nuk do të ketë asnjë sanksion, por kjo mund të ndryshojë në varësi të vendimit të CAS.