Këshilli strategjik i futbollit profesionist cënoi planet e FIFA-s për një “Superligë Kombesh” në sportin më popullor të planetit, duke e kthyer UEFA-n në një pengesë të madhe, së bashku me federatat anëtare të saj.
UEFA ka refuzuar planet e FIFA-s për ta ndryshuar formatin e Kupës së Botës për Klube, si dhe për të formalizuar një “Ligë të Kombeve Globale” para vitit 2021.
Arkitekti i kësaj ideje, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka edhe një mundësi për të bindur skeptikët, me takimin e muajit mars në Miami, por nga përgjigjja e ardhur prej kontinentit të vjetër duket disi e pamundur.
UEFA, Shoqata e Klubeve Europiane dhe kampionatet respektive i gjykojnë propozimet aktuale si të papranueshme dhe për këtë mund të flasin vetëm pas vitit 2024.
“Është e qartë që propozimet aktuale janë të papranueshme. Këshilli Strategjik i Futbollit Profesionist Europian ka vendosur unanimisht, që turne të rinj mund të krijohen vetëm pas vitit 2024, pasi deri atëherë janë të organizuara ndeshjet. Për më tepër, të gjitha çështjet sportive dhe tregtare duhet të diskutohen dhe vendosen paraprakisht”, thuhet në një njoftim të përbashkët.
Që kur është zgjedhur president i FIFA-s, Infantino ka projektuar shumë ndryshime, mes të cilave zgjerimin e Botërorit nga 32 në 48 ekipe, reformën e Botërorit të Llubeve, si dhe Ligën e Kombeve.