Politika Basha mbledh Kryesinë, ja si do të ‘digjen’ mandatet

Basha mbledh Kryesinë, ja si do të ‘digjen’ mandatet

Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e së martës Kryesinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë që nesër pritet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për djegie mandatesh duke pritur afatin 6-mujor.

Sipas këtyre burimeve, deputetët do të firmosin një kërkesë individuale ku heqin dorë nga mandati dhe ajo do t’u dorëzohet KQZ-së dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe pse Uashingtoni dhe Brukseli e kanë kritikuar ashpër këtë vendim të PD-LSI, këto të fundit nuk kanë pranuar të komentojnë qëndrimin e Perëndimit.

Deri më sot, i vetmi deputet nga radhët e opozitës që nuk i është bindur vendimit, është Lefter Koka.

Deputeti i LSI tha sot se vendimi për djegien e mandateve është i Sali Berishës dhe jo i qytetarëve.