Nëse mendoni se dimri po ikën dhe pranvera po troket, e keni gabim.
Temperaturat e kësaj fundjave zbritën ndjeshëm dhe madje në verilindje të vendit u rikthyen reshjet e borës.
Reshje bore pati edhe në Rrugën e kombit ndërsa në disa segmente edhe rëniesh gurësh nga skarpatet, po pa shkaktuar problem të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
Tek tuneli i Kalimashit bora arriti deri në pesë centimetra. Kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë me borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora dhe gurët.
Apeli për drejtuesit e automjeteve nga policia është për vëmendje gjatë qarkullimit pasi ka tendencë për ngrica gjatë orëve në vijim, si pasojë e uljes së temperaturave.