Kuriozitete Unaza që humbi 50 vjet më parë në SHBA gjendet në një...

Unaza që humbi 50 vjet më parë në SHBA gjendet në një pyll në Finlandë

Një 38-vjeçar i apasionuar pas gjetjes së objekteve të vjetra, bëri një zbulim të pazakontë në një pyll në Finlandë. I pajisur me një detektor metalesh ai mund të gjente një unazë nën tokë.

Duke e ditur se mund të bëhej fjalë për një send të shtrenjtë ai e publikoi foton e unazën në Facebook nga ku mësoi se objekti kishte humbur 50 vite më parë në një supermarket në Mainë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në unazë kishte të gdhendura tre indicie, emri i shkollës, viti 1973, dhe inicialet S.M. Një grup ish studentësh të shkollës së mesme Morse pasi mori këto të dhëna arritën të zbulonin fare lehtë se unaza i përkiste një burri me emrin Shawn McKecca.

Në atë kohë ai ishte student dhe unazën ia kishte dhuruar të fejuarës së tij, Debra, e cila e kishte humbur atë disa javë më pas në një banjo të një supermaketi. Çifti më pas u martua dhe qëndruan bashkë për më shumë se 40 vite, deri në vdekjen e Shawn në 2017.

Debra dhe Shawn

Si përfundoi kjo unazë nga Maine në një pyll në Finlandë ende nuk dihet, por Debra është shumë e lumtur për gjetjen e saj duke e konsideruar atë një shenjë nga burri i saj i ndjerë.