Meksika ka zgjedhur Presidenten e parë grua në krye të shtetit. Claudia Sheinbaum ka arritur një fitore historike dërrmuese në zgjedhjet e së dielës, duke lënë pas ish-kryebashkiakun e New Meksikos, i cili fitoi 58 për qind të votave.
Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López, më 1 tetor.
Një ish-shkencëtare në fushën energjetike, ajo ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se do të vazhdojë të ndërtojë suksesin mbi “përparimet” e bëra nga paraardhësi i saj.
Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do dështoj”.
Ndër sfidat e presidentes së re do të jenë negociatat e tensionuara me Shtetet e Bashkuara mbi flukset e mëdha të emigrantëve që kalojnë Meksikën dhe bashkëpunimi për sigurinë mbi luftën kundër trafikut të drogës.
Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetare e Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që shihet si hapja e rrugës për presidencën.
Sheinbaum, gjyshërit e nënës hebrenj të së cilës emigruan në Meksikë nga Bullgaria duke ikur nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë. Gjyshërit e saj nga babai janë me prejardhje nga Lituania.
Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe Sheinbaum studioi fizikë përpara se të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.
Ajo kaloi shumë vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.
Në vitin 2018 ajo u bë kryebashkiakja e parë e Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente.