Kur ndjekim një dietë dobësimi, është normale të ndjejmë dëshirën të hamë disa ushqime me shumë kalori, qofshin këto të ëmbla apo të kripura.
E njëjta gjë ndodh edhe kur kemi ankth apo depresion. Për të shmangur një situatë të tillë janë disa ushqime që reduktojnë oreksin dhe mund të konsumohen në çfarëdolloj momenti.
Kosi
Kur keni shumë uri, mjafton të hani një tas kos pa sheqer. Ai ka afro 15 gram proteina mjaft cilësore.
Djathi
Me dy copa djathi mund të kënaqni oreksin tuaj. Zgjidhni ato që kanë pak kripë dhe yndyrna. Mos harroni vlerat e kalciumit që djathi ka.
Kafe e zezë
Kafeja përmirëson metabolizmin dhe shmang urinë. Efektet e saj mund t’ju mbajnë deri në tre orë pasi e keni pirë.
Speci i kuq
Nëse ju pëlqejnë gjërat pikante dhe të humbni peshë duke mbajtur larg urinë speci i kuq është ideal.
Lëng frutash
Nuk është njësoj të hani një frut në mesvakt apo një sasi frutash. Mos i shtoni sheqer, por vetëm pak ujë dhe thjesht shpikni çdo ditë lëngje me fruta të ndryshme. Mollë, dardhë, pjeshkë, rrush, portokalle, çdo frut lejohet.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ka një sasi të madhe të ushqyesve thelbësorë të aftë të luftojnë ankthin për ushqimin. Përdoreni me gjellëra dhe supa, por edhe për fërgim.