Dy vajzat binjake të një ushtaraku shqiptar, i cili ndodhet me mision në detin Egje, festojnë sot 11 vjetorin e lindjes.
Rreshteri Edmond Caraj, në pamundësi për të qenë pranë tyre, ka zgjedhur që vajzat e tij të vogla t’i urojë sëbashku me kontigjentin e XI.
Sikurse shihet edhe në foton e mësipërme, ushtarakët mbajnë në duar një fashë ku shkruhet: “Edjona dhe Elisa, Kontigjenti i XI, Egjean Sea Guardian ju uron: Gëzuar 11 vjetorin e lindjes tuaj”.
Ky imazh u postua në rrjetet sociale nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila teksa iu bashkua urimit, shprehu edhe vlerësimin për të gjithë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit.
“Ky është urimi prekës i një babai nga misioni në detin Egje për vajzat e tij binjake Edjona dhe Elisa, të cilat mbushin 11 vjeç.
I bashkohem urimit të rreshter Edmond Carajt dhe kontingjentit të XI në Egje, duke i uruar shëndet dhe suksese në mësime dy vajzave të tij të mrekullueshme.
Respekt ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mirënjohje të veçantë familjeve të tyre që sakrifikojnë po aq sa të dashurit e tyre”, shkroi ministrja Xhaçka në “Facebook”.