Para trajnerit Didier Deschamps, në konferencën për shtyp për sfidën me Shqipërinë, doli mbrojtësi i Francës Raphael Varane, i cili beson se “Gjelat” do të zhvillojnë një lojë më bindëse krahasuar me përballjen me Moldavinë: “Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të ruajmë vendin e parë në grupin tonë”.
Çfarë do ndryshoni ndaj Shqipërisë?
Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statikë, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të jemi më dinamikë në lojën tonë. Jemi të motivuar për ta fituar ndeshjen. Do të them që nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh.
Çfarë mendoni se mund të ndryshojë Deschamps?
Koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm.
Sa e rëndësishme është për ju t’i mbyllni kualifikueset në vendin e parë?
Unë mund të them, që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira, por, le t’ia lemë të ardhmes.
I trembeni humbjes?
E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Duhet të luajmë fort, edhe Deschamps tha që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri.