Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vdekjes së efektives shqiptare Zarife Hasanaj në misionin e saj të parë në Letoni.
Në një mesazh në Facebook, Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për familjen e nëntetares Hasanaj dhe u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shprehet ambasada e SHBA.