Ish-Presidenti i klubit të futbollit Real Madrid, Lorenzo Sanz, është ndarë nga jeta pasi ishte shtruar në spital i infektuar me koronavirusin COVID-19.
Ndarjen nga jeta të 76-vjeçarit e njoftoi vetë djali i të ndjerit, Lorenzo Sanz Duran.
“Ai nuk e meritonte të vdiste në këtë mënyrë. Ishte një nga njerëzit më të mirë dhe më të guxishmëm që kam njohur ndonjëherë. Familja dhe Real Madridi ishin pasionet e tij”, ka shkruar djali i tij në Twitter.
Lorenzo Sanz ka qenë President i Real Madrid në periudhën 1995-2000, kohë kur afroi në ekip lojtarë të tillë si Roberto Carlos, Clarence Seedorf etj.