Një 30-vjeçar nga Gjilani, i cili udhëtonte me motor në Rrugën e Kombit, me gjasa për në plazh humbi jetën në aksident.
Motori me targa të Kosovës afër tunelit të Kalimashit është përplasur me trafikndarësen, mbase nga shpejtësia shumë e madhe.
Nga goditja e fortë, motori ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit e tunelit. Policia e dërgoi 30-vjeçarin e plagosur në spital, ku ndërroi jetë.