Një sherr për tre hunj gardhi që solli tre të vdekur dhe mbylli përfundimisht dyert e dy shtëpive.
Ky është bilanci i ngjarjes tragjike të katër ditëve më parë në Klos ku Sali Dakuçi ekzekutoi Kujtim dhe Flogert Dakuçin dhe më pas qëlloi veten.
Pas ngjarjes së rëndë dhe varrosjes së tyre veç e veç, mësohet se janë mbyllur edhe të dyja shtëpitë e vëllezërve në fshatin Xibër.
Bashkëshortja e Kujtim Dakuçit që humbi burrin dhe djalin ka shkuar tek shtëpia e vajzës së martuar në një fshat aty pranë. Ndërkohë, bashkëshortja e autorit të krimit të rëndë, Sali Dakuçit është kthyer tek prindërit e saj.
Mësohet se sherri mes vëllezërve nisi për tre hunj gardhi, ndërsa më parë ata kishin shkuar në gjykatë për një gjel.
Ata kishin nëntë vite me marrëdhënie të tensionuara, raport i cili përfundoi me tre të vdekur.