Në Itali nuk është më krim kultivimi i marijuanës në shtëpi, kur sasia është modeste.
Ky është vendimi i bujshëm i Gjykatës së Apelit italiane, që ndryshon tërësisht vendimin e vitit 2008 të po së njëjtës gjykatë.
Në gjykimin e atëhershëm, kultivimi quhej ilegal edhe në rastin e konsumit personal. Por disa ditë më parë, duke arsyetuar mbi rastin e një të riu napoletan i cili ishte dënuar me 1 vit për mbjelljen e dy bimëve të marijuanës.
Gjykata vendosi se “nuk mund të ndiqet penalisht kultivimi i dimensioneve minimale për konsum personal, dhe që nuk lidhet me shitjen e produktit në tregun e lëndëve narkotike”.
Pritet që me vendimin e Gjykatës, ballkonet e shtetit fqinj të “gjelbërohen” gjithmonë më shumë.