Aktualitet Veprim që ndodh vetëm në Shqipëri: Hoxha shkon në Kishë dhe uron...

Veprim që ndodh vetëm në Shqipëri: Hoxha shkon në Kishë dhe uron Pashkët

Sot në festën e Pashkëve ortodokse, myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ka bërë një vizitë dhe urim në Mitropolinë e Korçës.

Vizita e myftiut ka shënuar një rast të pazakontë në këtë ditë feste për besimtarët ortodoksë.

Myftiu ka dashur të tregojë harmoninë fetare në vendin tonë.

“Kjo ditë, ashtu si në ditët e tjera të festave, njerëzit mblidhen, urojnë dhe festojnë me njëri-tjetrin, kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për ne.

Një ditë kur ne të mendojmë se zoti nuk kujtohet vetëm në ditët e festave apo kur kemi halle, por zoti do të jetë në jetën tonë, feja duhet të jetë në jetën tonë të gjitha ditët”, – tha Cikalleshi për mediat.