Aktualitet Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”, pema shpëton 29-vjeçaren nga...

Vetëhidhet nga shkëmbi i Kishës së “Shna Ndout”, pema shpëton 29-vjeçaren nga vdekja

Besimtarët e pranishëm gjithmonë në kishën e Shna Ndout në Laç, një nga kryeqendrat e besimit në vend, janë shokuar pas aktit të një 29-vjeçare që sot është vetëhedhur nga një shkëmb që ndodhet në oborrin e kishës.

Vajza e identifikuar me inicialet Xh.M, ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra, duke marrë dëmtime dhe fraktura  të shumta, por duke shpëtuar nga vdekja për shkak të një peme që ka zbutur rënien, dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se një 29-vjeçarja vuan prej kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.