Një veteran i Luftës së Dytë Botërore festoi ditëlindjen e 104-të, pasi u shërua nga koronavirusi. Bill Lapschies pati një ethe 19 ditë më parë.
Ai është vendosur në Shtëpinë e Veteranëve të Oregon në Shtetet e Bashkuara, dhe është tërhequr me karrocë nga stafi në këtë shtëpi, në mënyrë që të mund të festojë ditëlindjen duke ndjekur rregullat e ndarjes sociale.
I pyetur nga mbesa e tij Jamie Yutzi se si mbijetoi nga një virus që po merr kaq shumë njerëz ky plak i guximshëm tha: “Nuk e di, thjesht erdhi dhe u largua”.
Dhe kur u pyet nga miqtë e tij se si ndihet të “kthehet në jetë” 104 vjeç, ai u përgjigj shkurt: “Shumë mirë!”
Mjekët thanë që Billi kishte një formë më të butë të infeksionit dhe nuk kishte patur ndonjë problem të frymëmarrjes.
Lindur në Oregon në 1916, Bill i mbijetoi dhe pandemisë së gripit spanjoll, Depresionit i Madh, si Luftës së Dytë Botërore.
COVID-19 është shumë më i rrezikshëm për të moshuarit, por Bill nuk është i vetmi plak që ka arritur të mposhtë këtë përbindësh.
Muajin e kaluar, një grua 95-vjeçare italiane mundi COVID-19.