Aktualitet Vetësakrifikimi i Vangjel Kokolit, për të rilindur Vangjel dhe Konstandin Zhapën

Vetësakrifikimi i Vangjel Kokolit, për të rilindur Vangjel dhe Konstandin Zhapën

Vangjel dhe Konstandin Zhapa

Edmond Ismailati

Është i vetmi nga njerëzit, që i shkoi deri në fund misionit të tij edhe pse duket i pamundur për disa që e kanë provuar me dekada, qofshin këto edhe përpjekje shtetërore, dhe ky është memalioti Vangjel Thoma Kokoli.

E kam të vështirë, për të vendosur, se nga cila pjesë e bisedës që kam patur me bashkëqytetarin tim, Vangjel Kokoli, duhet ta filloj këtë shkrim modest, ku flet për përpjekjet e tij, kushtuar mbrojtjes dhe rilindjes së emrit dhe veprës së humanistit Vangjel Zhapa dhe kushëririt të këtij Komnstandin Zhapa.

Në disa biseda telefonike që kam patur me Vangjel Kokolin, të cilat janë bërë më shumë, për të pyetur për shëndetin e secilit në këtë kohë pandemie, pasi viruset po pushtojnë planetin, duke izoluar dhe marr miliona jetë njerëzish, nëpër shtete të ndryshme të botës, po i sjell në këtë shkrim.

Të gjithë ata që e njohin Vangjel Kokolin, e shquajnë dhe e vlerësojnë qetësinë, fisnikërinë dhe xhentilesën e tij, si në komunikim por edhe në marrëdhëniet e tij përgjatë jetës me të tjerët. Është ai Vangjel Kokoli, që e njohim prej dekadash, i cili nuk është mburur kurrë. për stilin e tij të jetës në një mirëqenie shumë të mirë përgjatë diktaturës, ku ka dalë edhe shpesh jashtë shtetit, për të vizituar dajallarët dhe njerëzit e tjerë të nënës së tij, që jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë së izoluar të asaj kohe. Gjithashtu edhe për arritjet e tij në jetë. E kam fjalën për fitoret e të dy gjyqeve që ai kreu në Athinë, në vitin 2019 dhe 2020, në lidhje me çështjen e “Testamentit Zhapa”, fitore këto që befasuan të gjithë ata që dëgjuan për këtë sukses (që shumë kanë dështuar për të arritur këtë kurorëzim), në sajë të përpjekjeve të aktivistit patriot, Vangjel Kokoli!

Bisedat fillonin për të mos u zgjatur shumë, por pasi unë i shprehja, jo vetëm urimet dhe mirënjohjen time, por edhe të shumë miqve të mi, bashkëqytetarëve tanë, pa harruar edhe të atyre bashkatdhetarëve të denjë; biseda fillonte në detaje të tjera që unë nuk i dija, pasi edhe vetë natyra e Vangjel Kokolit është e atillë, që tregon vetëm atëherë kur e realizon qëllimin e tij; ndryshe nga të tjerët që e bëjnë të ditur përpjekjen e radhës për të arritur qëllimin.

Vangjel Kokoli

Aty i përmenda një nga fragmentet që kam botuar në një nga shkrimet e mia kushtuar përpjekjeve të Vagjeli Kokolit, si: Këto i mësojmë nga shkrimi: “Dy gjyqe të fituara, për testamentin që ka lënë filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa”, të botuar tek “American Eye”, në datën 24.05.2020, ku autori i këtij shkrimit është themeluesi dhe kryetari i kësaj lëvizje, z. Vangjel Thoma Kokoli, i cili shprehet: “Unë, çdo përpjekje që kam bërë në jetë që nga viti 2010-të, besoj se me palën greke, kam qenë i vetmi labovit që kam kontribuar për fitimin e gjyqit të parë, që u krye në vitin 2017-të, dhe në të dytin që për çudi, i cili u zhvillua më 4 Shkurt 2020, në Gjykatën e Lartë të Athinës, e cila përfundoi pozitivisht, si në gjyqin e parë. Në të dy gjyqet, u fitua moslejimi i shitjes dhe i dhënies me qira të pallatit ZAPPIO, pasi që të dyja këto veprime, janë në kundërshtim me testamentin e vitit 1860-të, të shkruar dhe firmosur me dorën e tij, nga Vangjel Zhapa.”

Biseda vazhdonte normalisht për më shumë se një orë, edhe pse dukej sikur sapo kishte filluar dhe këtë ndjesi ta jepnin nga ato çfarë dëgjoje nga V. Kokoli, pasi kishte kaluar shumë peripeci të natyrave të ndryshme, që jo çdo kush, do të ishte i vendosur për t’i pranuar dhe t’i shkonte deri në fund edhe pse kostot kanë pasuar njëra-tjetrën, ku jo të gjitha në detaje mund t’i përmend në këtë shkrim.

Edhe këto që po vendos të shkruaj, janë pa miratimin e V. Kokolit dhe këtë e mësova përgjatë bisedës, kur e ripyesja me kujdes për të qartësuar ndonjë të dhënë dhe ai me shumë thjeshtësi më shprehej: “Kjo është thjesht një bisedë që ngelet midis nesh dhe jo për ta bërë publike, pasi nga natyra ime gjithmonë nuk më kanë pëlqyer që të jem në qendër të vëmendjes, aq më shumë kur misioni im edhe pse kam fituar dy nga gjyqet më të rëndësishmet, kam ende rrugë për bërë të mundur finalizimin dhe ekzekutimin e plotë të “Testamentit Zhapa””.

Përgjatë bisedës zbulova edhe detaje të tjera, të cilat do i lë të mësohen përgjatë leximit të këtij shkrimit dhe besoj se: edhe pasi vetë Vangjel Kokoli do mërzitet pak nga çfarë do publikoj, jam i sigurt se një ditë do të më japi të drejtë për publikimin e tyre.

Siç e kam përmendur edhe në shkrime të tjera, kushtuar jetës dhe përpjekjeve të Vangjel Kokolit, për të rilindur figurën dhe emrin e Vangjel dhe Konstandin Zhapës, e filloi me anë të themelimit të Shoqatës “Lëvizja e Zhapës”, në vitin 2010-të, pasi duhej të ishte aktivist, themelues dhe përfaqësues i një lëvizjeje që lidhej me rastin në fjalë, gjithashtu i autorizuar me të drejta të plota nga pleqësia dhe të gjithë labovitëve me banim në fshat, në vend dhe diasporë, për të ndjekur deri në fund, çështjen Zhapa.

Nga shteti shqiptar, nuk i është ofruar asnjë ndihmë, si nga ana diplomatike, ligjore dhe atë të mbështetjes financiare, por e ka përballuar me kursimet e tij, të cilat i ka mbledhur nga puna që ai ka bërë dhe jo me tregti siç mund të mendojë dikush. Një djalë i rrallë dhe fisnik, i cili bëri të mundur të çojë deri në fund dhe i vetëm, edhe pse disa i ofruan ndihmë, Vangjeli vendosi që të vazhdonte luftën me ato mundësit e tij. Vazhdoi pa marr mbështetjen financiare, pasi në fund mund t’i kërkonin ndonjë qok edhe pse Vangjeli i është futur këtij misioni, jo për të përfituar, por të çuar deri në fund, zbatimin e “Testamentit të Zhapës”.

Edhe pse në një situatë shumë të vështirë nga ajo që krijoi pandemia, me lëvizje të kufizuara deri në izolim, me një besim në vetvete dhe në Zot, vazhdoi përpjekjet e tij dhe arriti që me gjyqin e parë, për të mësuar dhe dalë në dritë se çfarë shkruhet në testament dhe kjo ishte hera e parë që ndodhi, falë përpjekjeve të Vangjel Kokolit. Padyshim që i është mirënjohës, Zotit, pasi lutjet e tij të pafund, që i ka drejtuar drejtë qiellit, për më shumë se një dekadë, morën përgjigje në të dy gjyqet vendimtare. Në çdo kishë dhe faltore të vogla që shikonte përgjatë rrugës së tij të përditshme, ndalonte, lutej dhe ndizte nga një qiri, jo për familjen e tij, por për të fituar vërtetësinë testamenti i Vangjel Zhapës.

Vangjel Kokoli, ka bërë një luftë të madhe për të mbrojtur “Testamentin Zhapa”, dhe për ta rilindur figurën e Vangjelit dhe Kostandin Zhapës, pasi këta rilindas, janë shpërfillur qëllimisht për dekada të tëra, nga pseudohistorianë, të cilët, këta të fundit, tashmë janë evidentuar dhe të njohur, jo vetëm tek shumë shqiptarë atdhedashës, por edhe tek disa historian që i qëndrojnë besnik të vërtetës.

Takimet e tij filluan me kryetarin e Lojërave Olipmike Greke, më pas me sekretarin e Lojërave Olimpike po të këtij shteti dhe me zv/ministrin grek, që mbulonte trashëgiminë kulturore, e aq më shumë, atë të Vangjel Zhapës, i cili e kishte lënë me testament. Padyshim, që përpjekjet e tij, kanë qenë të mbështetura edhe nga avokati i tij, i cili e ndiqte çështjen nga afër.

Në përballjen që bëri në gjyq, ku ishte gjyqi i dytë dhe e fitoi, bëri të mundur të dilte në dritë se çfarë shkruhej në testament. Aty ishte dhe kryetarja e komisionit të Pallatit të Zhapës, e cila merrej me ekzekutimin e fondeve të testamentit dhe aq më shumë, që paguheshin po me parat e “Testamentit të Zhapës” dhe që ekzekutonin vendime me gjyqe jo publike, por të fshehta. Ajo nuk kishte më shumë se gjashtë muaj, që ishte zgjedhur. Vangjel Kokoli, u foli me shumë maturi, mençuri, duke i renditur të vërtetat në lidhje me këtë çështje, ku të gjithë ngelën me gojë hapur, duke u përmendur arsyet dhe vlerat e testamentit që duhej zbatuar, ku grekët përpiqeshin për ta tjetërsuar dhe për të përfituar, veprim ky që ishte një turp që i bëhej “Testamentit të Zhapës” dhe emrit të tij, pasi ishte i vetmi që lidhi me atë të lojërave, në një harmoni vëllazërore, të pestë kontinentet, ku edhe luftërat armpushoheshin dhe vendosnin paqe.

Vangjel Kokoli, u tha në praninë e të gjithëve, në gjyq, arsyet pse duhej zbatuar pik për pikë, testamenti që kishte lënë filantropi, Vangjel Zhapa; dhe nëse nuk do ndodhte kjo edhe pse ai kishte mbi 10-vjet që po luftonte për këtë vërtetësi, do të digjej përpara Pallatit të Zhapës, për të sensibilizuar gjithë opinionin botërorë.

Ajo u tregua e gatshme për të ndihmuar Vangjel Kokolin në kërkesat e tij, i cili i kërkoi që Flaka e Lojërave Olimpike, të shkonte në Labovë, vendlindjen e Vangjel dhe Konstandin Zhapës, dhe prej andej në kryeqytetin e Tiranës. I kërkoi gjithashtu, rindërtimin e shtëpisë të tyre të lindjes, siç ka qenë në origjinë dhe për nder të tyre, ta kthejnë në muze, për vizitorë të ndryshëm, të cilët do jenë nga e gjithë bota. Ajo që ishte me rëndësi, ishte edhe kërkesa për ribërjen e varrit të tyre në vendlindje, për të gjetur prehjen e përjetshme të eshtrave të tyre, siç e kanë lënë amanet edhe ata vetë. Një tjetër kërkesë, ishte edhe ringritja e shkollës shqipe në Labovë, që u hapë në vitin 1860-të, nga Vangjel Zhapa, dhe kërkesa të tjera financiare, për shkollat shqipe, në të gjithë jugun e Shqipërisë, që nga Vlora e deri në Sarandë, siç e ka lënë në testament.

E gjithë kjo maratonë me përpjekje intensive, pa harruar këtu edhe vigjilencën e Vangjel Kokolit, u shtuan më shumë akoma, kur mësoi për një gjyq të fshehtë që u krye në Greqi në vitin 2019-të, ku i jepte të drejtë palës greke, që interesohej për të përfituar nga “Pallati Zapio”! Kjo ishte një shkelje ligjore që i bënte testamentit, që kishte lënë në testament, Vangjel Zhapa, por kjo u kapë në kohë nga Vangjel Kokoli dhe e ngriti me të madhe në gjyqin e dytë të vitit 2020-të, ku kërkoi që “Testamenti i Zhapës”, të zbatohej me pikë dhe me presje; dhe kjo u hiqte të drejtën njëherë e përgjithmonë, atyre që kërkonin të deformonin dhe përfitonin nga ky testament. Pra ishte hera e parë, që “Testamenti i Zhapës”, u lexua dhe u bë publik, falë përpjekjeve të Vangjel Kokolit.

2-

Vangjel Kokoli, u kthye në Shqipëri, jo për të bërë një jetë luksoze, por për të filluar dhe legalizuar përpjekjet e tij. E filloi nga viti 2010-të, me themelimin dhe drejtimin e “Lëvizjes Zhapa”, për të bërë të njohur kontributin dhe emrin e Vangjel Zhapës dhe kushëririt të tij, Konstandinit, si dy rilindas të mëdhenj shqiptarë, me famë ndërkontinentale.

Gjithë kjo përpjekje e “Lëvizjes Zhapa”, filloi, pasi duke parë që rumunët e shpallnin rumun, bullgarët për bullgar, grekët e shpallin ende për grek, dhe asnjë përpjekje nga shqiptarët, për t’u njohur si shqiptar. Kjo ka ndodhur, pasi nuk u interesonte qarqeve të shteteve që lartpërmenda, shto këtu edhe pushtuesit turq.

Propaganda e hershme e të huajve, që vazhdon edhe sot, nëpërmjet pseudopatriotëve e pseudostudiuesve, të cilët, nuk pushojnë së propaganduari, duke u shprehur se Vangel dhe Konstandin Zhapa, nuk kanë dhënë asnjë kontributi për Shqipërinë, bashkëkombasit e tyre dhe çështjen kombëtare.

Duke u nisur nga këto përpjekje të qëllimta, dashakeqe dhe që u shërbejnë atyre shteteve që përfitojnë ende nga testamenti i këtij rilindasi, jo vetëm i Shqipërisë dhe i Ballkanit, por me kontributin e tij, mbahet edhe për një rilindas të një Evrope të Bashkuar, e cila ka përjetuar vetëm luftëra ndaj shteteve të njëra-tjetrës; të një Europe të sotme, që ende Shqipërinë nuk e ka në gjirin e saj, edhe pse shqiptarët njihen historikisht, një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, të gjithë Europës dhe përtej këtij kontinenti të vjetër sa vetë populli shqiptar!

Nëse, emri i filantropit me famë botërore, do të njihej me origjinë shqiptare, padyshim që integrimi i Shqipërisë, në Unionin Europian, do të ishte bërë kohë më parë dhe shqiptarët do të ndiheshin më krenar. Këto, e kanë shqetësuar gjithmonë aktivistin atdhedashës, Vangjel Kokolin, i cili nuk ka ndalur asnjë çast përpjekjet e tij, për t’i vënë nderin në vend, këtij filantropi, të cilin historia e njehë një nga të parët në Evropë dhe përtej kufijve të këtij kontinenti plak.

Përgjatë bisedës me Vangjel Kokolin, mbaj mend të më thoshte, se ndihej shumë keq, deri në tejskaj të kësaj ndjesie, kur dëgjonte që Zhapajt, nuk njiheshin për shqiptar, as nga shqiptarë, pasi ky është një shqiptar, i cili edhe vetë, ai e ka shprehur, se atdheu i tij i patjetërsueshëm është vendlindja, ku historikisht njihet që Labova e Madhe e Tepelenës, bënte pjesë në rrethin e kësaj të fundit, deri në vitet 1970-të, e cila është e Eipirit, trevë e Shqipërisë. Është e dokumentuar se, Vangjel Zhapa me fisnikërinë tipike të një shqiptari dhe i mbushur me shpirtin e një humani, nga të parët me përmasa botërore, ai është shprehur: “Unë jam, jo i një kombi, por i të gjithëve dhe për të gjithë”.

Me veprën e tij që po trashëgohet brez pas brezi, anë e mban botës, të gjithë kanë të drejtë ta quajnë të tyre, pasi Lojërat Olimpike, i festojnë si të tyret dhe me madhështi, jo vetëm vendet organizatore, por edhe ato pjesëmarrëse dhe kjo falë shpirtit dhe veprës së tij humanë. Ndoshta, shumë të verbër në shpirt dhe në mendje, nuk janë në gjendje të kuptojnë botën shpirtërore që përjetonte në atë kohë, Vangjel Zhapa, pasi ai gëzonte nënshtetësinë romune dhe e quante Rumaninë, atdheun e adaptuar, ndërsa vendlindjen, vendin e shenjtë ku ja kishte dhuruar Zoti. Pra, ajo që është e pamohueshme, është vendlindja dhe kombësia e tij, ku shteti Shqiptar dhe shumë historian, e kanë lenë dhe vazhdojnë ta lënë, qëllimisht në harresë, pasi këta gjakprishur paguhen shumë shtrenjtë?!

Vangjel Zhapa, (1800-1865)

Fama e këtij humanisti me përmasa botërore, kishte pushtuar gjithandej çdo vend të botës, madje edhe nazistët, të cilët kur kaluan në Labovën e Zhapës dhe i vunë zjarrin gjithë fshatit, por jo varrit ku preheshin kushërinjtë Zhapa. Kjo ndodhi pasi u informuan nga bashkëpunëtorët shqiptarë, se varri i kujt ishte dhe nuk e shkatërruan, por e nderuan. Ata kishin dëgjuar për emrin dhe kontributin e tij humanisti me famë, i cili kishte bërë të mundur pas 1496 vjetësh, rilindjen e Lojrave Olimpike, të cilat u mbajtën në Athinë, më 6 Prill të vitit 1896-të. Ata ishin të mirinformuar, pasi në Berlin të Gjermanisë, më 1-16 Gusht të vitit 1936-të, u zhvilluan Lojrat Olipike, ku morën pjesë 3965 mijë sportistë, ku 3632 prej tyre ishin burra dhe 351 ishin gra, të cilët vinin nga 49-të vende të ndryshme të botës, që shpalosën dhe zhvilluan më tej vlerat e tyre atletike, në 19 sporte me 25 disiplina të ndryshme.

Hitleri, në atë kohë, nuk e kishte me shumë dëshirë zhvillimin e Lojrave Olimpike, pasi trembej nga dominimi, simpatia dhe influenca e hebrenjve edhe në këtë olimpiadë me arritjet e tyre, por ishte ministri i propagandës, ai që e bindi për ta lejuar zhvillimin e kësaj olimpiade, pasi ishte një rast i përkryer për të pasqyruar dhe propaganduar vlerat e një Gjermanie, që do ndikonte për të fituar një simpati apo admirim botërorë, e cila do ta ndihmonte në një të ardhme të afërt, për t’i shpallur luftë dhe pushtime me apo pa kushte, shumë vende të botës.

Në ceremoninë e hapjes së këtyre lojëra, mori pjesë legjendari dhe kampioni olimpik i vitit 1896-të, greku Spiridon Louis, i cili i dhuroi Adolf Hitlerit, një degë prej pemës së ullirit, simbol ky që është mbajtur dhe vazhdon të mbahet edhe përgjatë lojrave të sotme olimpike. Në këtë ceremoni madhështore, u lëshuan edhe 25 mijë pëllumba, të cilët formuan një re të paparë ndonjëherë, ku donin të jepnin imazhin se; Gjermania është paqësore dhe kështu duhet të jetë gjithë bota, por koha tregoi të kundërtën.

Hitleri, i impresionuar nga këto lojëra, u shprehë se edhe lojërat e radhës, ato të vitit 1940-të dhe të tjerave në vazhdim, do të mbaheshin në Gjermani, pasi kishte si synim që të pushtonte gjithë Evropën dhe më tej. Kjo ëndërr e tij dështoi, pasi i shpalli luftë Polonisë dhe e pushtoi më 1 Shtator të 1939-ës, ku u përfshi në luftë e gjithë bota.

Ajo që dihet shumë pak nga studiuesit shqiptar për këto lojëra olimpike, është se ka marr pjesë edhe Shqipëria, në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut, ku kryeministër i qeverisë (1935-36), ishte Mehdi Frashëri dhe ministër i Arsimit, Nush Bushati. Flamuri shqiptar mungonte në ato lojëra, pasi nuk mori pjesë si përfaqësuese dhe me atletët e saj, por me praninë e një gazetari të vetëm shqiptar, Anton Mazreku, mes 593 gazetarëve të huaj.

Në gazetën “Arbënia”, të datës 2 Gusht të vitit 1936-të, është shkruajtur një faqe e tërë, me karakter kritik, për këtë të vërtetë; për mungesën e përfaqësueses shqiptare në këto Lojëra Olimpike.

Ajo që të habit, është se në këto Lojëra Olimpike, të Berlinit 1936-të, është se flaka olimpike është marr nga Olimpia e Greqisë, e cila ka përshkruar itinerarin: Kosan, Veria, Selanik, Sofja, (pa kaluar në Kosovë) Beograd, Budapest, Vjenë, Pragë, Drezden dhe mbrinë në Berlin. Pra nuk ka mbritur asnjëherë në Shqipëri, aq më shumë, nga vendi ku ka lindur Vangjel Zhapa. Më tej, zbulon dy propozimet e palës gjermane që u kishte bërë palës shqiptare, për të kaluar flakën olimpike edhe nëpër Shqipëri, duke e përshkruar me hyrje nga Korça, Pogradec, për të vijuar itinerarin e mbërritjes nëpërmjet Jugosllavisë. Habija tjetër ishte se, gjermanët i kishin kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare të asaj kohe, për pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë në këto lojëra, duke i mbuluar edhe shpenzimet. Fatkeqësisht, nuk kuptohet arsyeja: Pse qeveria shqiptare i ka refuzuar të dyja propozimet, që i ka bërë në atë kohë, Federata Olimpike e Gjermanisë?!

Kjo shpërfillje me ndjesi tragjike, e ka shtyrë më shumë aktivistin dhe studiuesin Vangjel Kokoli, për të shtuar përpjekjet e tij titanike, për të realizuar këtë ëndërr që padyshim, të lë të kuptohet, se ka qenë, jo vetëm ëndrra e Vangjel dhe Konstandin Zhapës, por e të gjithë shqiptarëve!

Vangjel Kokoli, përveç përpjekjeve të tij, u ndihmua edhe nga mbështetja e 400 shoqatave nga Epiri, si nga Greqia dhe Shqipëria. Kjo tregon se shteti shqiptar, nuk e bëri përpjekje, përveç atyre pak që u bënë nga qeveria e regjimit të kaluar dhe u lanë në mesë. Vangjeli Kokoli, vazhdoi luftën e tij, duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij me anë të të afërmve, miqve, të njohurve dhe atyre pak njerëzve të ndershëm që nuk hezituan ta ndihmonin.

Njohjet e tij me njerëz shumë të njohur dhe me ndikim, siç ishin avokatë shumë të zotë dhe të mirënjohur në shtetin grek, e njohje të tjera deri në qeveri dhe parlamentin grek, i shfrytëzoi për të arritur misionin e tij. Përpjekjet e Vangjel Kokolit, ishin bërë aq shumë të njohura, saqë kishin mbërritur edhe tek personalitetet e politikës shqiptare, siç ishte ish/kryeministri, Aleksandër Meksi, i cili i thotë: “Zoti të ndihmoftë! I je futur një rruge të gjatë dhe të vështirë!” Për dijeni të lexuesit, kjo bisedë me ish-kryeministrin, Aleksandër Meksi është bërë më 13 Prill, 1992, 11 Mars, 1997. Edhe vetë ish kryeministri e mbështeste kauzën e Vangjel Kokolit, duke e këshilluar dhe inkurajuar, jo vetëm si bashkëkombas dhe bashkëpatriotë; të dy me origjinë nga Labova e Madhe, por Vangjel Zhapa, ishte i biri Sotirës, nga fisi Meksi. Përveç, çfarë lartpërmenda, ka patur dhe disa emra të tjerë të njohur në Shqipëri, deri në instancat më të larta të vendit, të cilët e kanë këshilluar shpesh, që të ketë kujdes me grekun, pasi nuk është e lehtë dhe është e vështirë që të dalësh fitimtarë. Të gjitha këto shpreheshin, pasi lëvizja e Kokolit ishte thjeshtë një lëvizje që grekët nuk e përfillin, duke patur parasysh që edhe qeveritë shqiptarë ndër dekada, nuk mundën të shkonin gjatë me përpjekjet e tyre!

3-

Vangjel Kokoli, nuk ka lënë arkiva pa eksploruar, për të mësuar sa më shumë, për jetën dhe veprimtarinë e Vangjel Zhapës. Ishte shumë e trishtueshme dhe shpirtërisht e përjetova përtej tragjikes, kur përgjatë bisedës dëgjova zërin e dridhur të Vangjelit, kur më tregonte, se kishte përjetuar trauma shpirtërore dhe mendore, kur u përballë me makinën e tij, që ja kishin vjedhur. Ai shprehet: “I dashur Mondi! Zoti më ka shpëtuar nga ndonjë ekstrem shpirtëror dhe mendor që mund të kisha pësuar, pasi u gjenda përballë makinës që më kishin bastisur në Athinë, me mendimin se mund të kishin gjetur lekë, por nuk përjashtohet mundësia edhe ndonjë sulëm të qëllimshëm, për të më demoralizuar dhe ndaluar misionin tim! Në makinë; si në portobagazh dhe në brendësi të saj, në pjesën e pasme ku janë ndenjëset, ishte si një arkivë që kisha kohë që e kisha grumbulluar me dosje, libra, kartolina nga Vangjel Zhapa dhe materiale të tjera, të cilat i kishin marrë dhe nuk më kishin lënë asgjë. Kam kontrolluar si i marrë me orë shumë të zgjatura, ditë dhe netë të tëra, nëpër kazanet e plehrave me blloqe të tëra, me mendimin se mos i gjeja nga çasti në çastë, duke shpresuar se hajdutët kanë qenë ordinerë, dhe pasi nuk do kenë gjetur lekë, do i kenë hedhur poshtë…! Dokumente dhe kartolina origjinale të shkruara me dorën e tij, që nuk i gjen dot, pasi fati i tyre nuk i dihet tashmë, aq më keq, nëse ky do ketë qenë një sulëm i paramenduar dhe i zbatuar me shumë kujdes…! Çfarë të them…?!! Vetëm libri “Lavdi Vangjel Zhapës”, me autor akademikun rumun, Prof. Nikola Postalake, ka shumë vlera, pasi i ka të gjitha…!

Vangjel Kokoli, është një njohës shumë i mirë i jetës dhe veprave të Vangjel Zhapës, dhe pa frikë, është një zhapaiolog i mirëfilltë, të cilin e ka fituar me hulumtimet e tij që ka bërë për më shumë se një dekadë. Madje ka patur të drejta të plota për të eksploruar një nga arkivat më të pasura, të një biblioteke që kishte botime dhe informacione vetëm për Vangjel Zhapën. Kjo bibliotekë ishte nv pronësi të një studiuesi dhe historiani grek me emrin, Jorgos Dholiunanitis, i cili ka qysh nga fillimi i viteve 1960-të, që merret me studimin e e jetës dhe humanizmit të Vangjel Zhapës. Historiani grek, ka kryer detyrën si Drejtor i Qendrës Studimore të Lojrave Olimpike të Greqisë.

Në dekada të tëra që ai kishte hulumtuar, kishte bërë të mundur të kërkonte nëpër arkivat dhe bibliotekat e gjithë botës dhe për këtë kontribut, ishte dekoruar me 120 medalje. Njihet si i vetmi hulumtues, që ishte me të drejta të plota, që ishte ngarkuar nga shteti Grek. Studiuesi, Jorgos Dholiunnitis, e vlerësonte shumë dhe e përkrahte Vangjel Kokolin, duke parë përkushtimin e tij të sinqertë. Midis tyre, ka patur takime shumë të ngrohta miqësore, pavarësisht se studiuesi grek, ishte më i madh në moshë. Nga këto çfarë lartëpërmenda, i dha të drejtën Vangjel Kokolit që të shkonte në çdo kohë dhe të eksploronte arkivat në bibliotekën e tij, që ai kishte ndërtuar për dekada të tëra, në shtëpin e tij. Aty kishte dokumenta, ku vërtetonin se kishte gjetur të shkruhej për Vangjel Zhapën, edhe në Kinë dhe vende të tjera të kontinentit aziatik, jo vetëm të shtypur në letër, por edhe të gdhendur nëpër gurë mermeri.

Përgjatë bisedës me shumë detaje, përveç atyre që munda të mbaja mend, ndihmesë të madhe më dhanë edhe mbajtja e shënimeve dhe incizimeve të paautorizuara prej tij, të cilat i kam sjellë qysh nga fillimi i shkrimit dhe do të vijojnë deri në fund. Ai shprehej se: Vangjel Zhapa, u lind më 23 gusht të vitit 1800, në Labovën e Madhe, me prindër, Vasil dhe Sotira (Meksi) Zhapa. Ai ridhte nga një familje e varfër labovite dhe në moshën 14-vjeçare, shkon në Janinë tek kushëriri i tij nga nëna, i cili quhej, Vangjel Meksi. Aty u regjistrua në shkollën ushtarake të Janinës, që kishte hapur Ali Pashë Tepelena dhe me të kryer studimet ushtarake në vitin 1821-ë, rreshtohet në ushtrinë e oborrit të Pashait, ku si fillim, shërben në detyrën e rojes, midis shumë ushtarëve të tjerë, të cilët gjendeshin vigjilentë për të mbrojtur kështjellën, Mazia. Më pas, fillon shërbimin tek truproja personale e Aliut. Pas vrasjes së Ali Pashait, më 24 janar të vitit 1822, i ndikuar nga Marko Boçari, ai i bashkohet Revolucionit Grek, si shumë të tjerë shqiptarë dhe arvanitas ortodoks. Shpirti i tij luftarak, shquhet nga beteja në betejë, në shumë vend të Greqisë, të cilët luftonin kundra Perandorisë Osmane.

Edhe pse në një moshë të re, ishte një luftëtar trim, që nuk nguroi për t’iu bashkuar krahë për krahë luftëtarëve arvanitas, të cilët luftuan në Revolucionin Grek, me besimin se çlirimi i Greqisë, do sillte edhe çlirimin e Shqipërisë. Në këtë luftë disa vjeçare, ku ai luftonte në vijën e parë të frontit, ai mori edhe pesë plagë. Për kontributin e tij luftarak, gradohet edhe me gradën, Gjeneral brigade. Gjenerali, Vangjel Zhapa, tashmë ishte kthyer në një rrezik për turqit dhe e kishin në qendër të vëmendjes. Në vitin 1825, një ushtri e vogël turke, kishte marr urdhër, për të shkuar tek shtëpia e Vangjel Zhapës në Labovën e Madhe, për ta arrestuar. Ngaqë nuk e kapën dot, i plaçkitën shtëpinë dhe i arrestojnë nënën e tij, Sotirën, dhe me pranga e hipur në një karrocë, e çojnë në Janinë, dhe e mbyllin tek kështjella në ishullin ku u vra Ali Pashai. Në atë kohë Vangjel Zhapa, ishte në luftë krah për krahë arvanitasve. Aty u mbajt e burgosur nëna e tij dhe me tortura, për të treguar se ku ndodhej Vangjeli dhe nga ana tjetër. Kur, Vangjel Zhapës i mbrinë fjala, se i kishin arrestuar dhe burgosur nënën, ai shprehet: “Unë, e di se çfarë nënë kam. Sikur edhe të gjallë ta pjekin turqit, ajo do nuk do kërkonte kurrë, që djali i saj të zbriste nga malet dhe t’i dorëzohej turqve..” Dhe ashtu u bë. Në vitin 1827-ë, ajo u lirua dhe u kthe në shtëpinë e saj, në Labovën e Madhe.”

Është e njohur, historia e vajtjes së tij në Brasila të Rumanisë, ku ishte kolonia më e madhe e shqiptarëve të emirgruar, dhe aty pati fatin të shëronte vajzën e mbretit, që vuante nga sëmundja e gangrenës, e cila i rrezikonte prerjen e këmbës edhe pse ishte kontrolluar nga shumë mjekë dhe profesorë nga më të njohur të kohës, në Evropë, të cilët ja kishin prerë shpresat dhe do t’i prisnin këmbën. Ngaqë Vangjeli, ishte rritur në një familje nga nëna, e cila kishte eksperienca me mjekime popullore me anë të bimëve medicinale, ai arriti që të shërojë vajzën e princit Maruzi. Në shenjë mirënjohje, princi i dhuron një mulli dhe një sipërfaqe të madhe toke, rreth saj. Më pas, ai fillon të blejë edhe toka të tjera përreth dhe për fat të mirë, nga një kompani e huaj që kërkonte vendburime nafte, aty mëson se edhe nëntoka e pasurisë së tij, fshihte një thesar! Ishte ky momenti që shënoi pasurimin e tij, në kohë shumë të shpejtë dhe me shuma marramendëse.

Përgjatë kohës që ai ishte në Rumani, shkoi për studime në Paris dhe në mesin e viteve ’30, diplomohet për agronom dhe rikthehet në Rumani. Aty njihet me rilindasin, Naum Veqilharxhin, i cili jetonte për tre dekada në Rumani dhe njihej si autori i abetares së parë shqipe, por e kishte të vështirë për të bërë botimin e tyre, pasi i duheshin të holla. Njohja me humanistin, Vangjel Zhapa dhe mbështetja financiare nga ky i fundit, bëri të mundur shtypjen e abetareve të para shqipe, gramatikës dhe librave mësimorë, të cilët do vinin në Shqipëri, për të hapur shkollat e gjuhës shqipe. Kjo ishte një fitore e madhe, pasi abetarja ishte me një alfabet shqip pa patur asnjë lidhje me alfabetet e tjerë, siç ishin ato grek, latin, arab dhe cirilik. Të dhëna për këto, gjen të botuar tek gazeta “Pellezgu”, që ai ndihmonte gjithashtu me financime, për t’u botuar në Lamia. Në këtë gazetë, Vangjel Zhapa, shkruante për këtë lëvizje kombëtare, të rilindasve shqiptarë. Ishte një kontribut nga më të rëndësishmit për shqiptarët, pasi luajti rol të madh, jo vetëm në zgjimin e ndjenjës kombëtare, por edhe në shpëtimin e saj, pasi gjuha ruajti identitetin dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth flamurit, kudo që ata ndodheshin nëpër botë. Ky ishte një rrezik i shpallur, kundra synimeve të grekëve, turqve dhe sllavëve, të cilët e pengonin me të gjitha format, mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, e cila do të ndikonte fuqishëm për të ndërgjegjësuar shqiptarët dhe të bashkoheshin, për të vendosur për fatet e kombit të tyre!

Përpjekjet e Vangjel Zhapës, për gjuhën shqipe vazhduan edhe pas vrasjes se rilindasit Naum Veqilharxhit, në vitin 1846-të, pasi abetaret e këtij rilindasi, vazhduan të mësoheshin për dhjetë vjetë rresht, nëpër shkollat shqipe të Shqipërisë juglindore. Duhet përmendur, se; edhe pse i vetëm, Vangjel Zhapa, i shtoi akoma më shumë përpjekjet e tij, për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, jo vetëm në ato shkolla ku gjuha e parë ishte greqishtja dhe futja e shqipes si gjuhë e dytë, por edhe në ato shkolla që ai i ndërtoi me parat e tij. Ai bashkëpunoi me gazetarin e parë shqiptarë, tepelenasin nga Lekli, Anastas Bykun, që shquhej për patriotizmin e tij, të cilët bënë të mundur, të hartonin metodika mësimore, që do ua bënin më të lehtë, mësimin në shkrim dhe këndim, të gjuhës shqipe. Siç e kam përmendur në disa paragrafë më lart, se Vangjel Zhapa ka mbështetur financiarisht, botimin e gazetës së parë në gjuhën shqipe me titull “Pellazgu”, ku për botues kishte tepelenasin, Anastas Byku.

Në vitin 1838-të, shkon në Labovë të Madhe, të takoj nënën e tij. Pasi u çmall me nënën e tij Sotirën, kërkoi të parin e fshatit dhe pleqësinë, për ndërtimin e krojeve të fshatit, ndërtimin e shkollave, tu paguheshin rrogat mësuesve dhe nxënësve t’u jepeshin librat falas. Ngriti shkollën dhe bibliotekën, që të ishte më e mira, se ato në Greqi, të cilat ishin me konvikt dhe me një bibliotekë shumë të pasur për kohën, e cila kishte një rregull, që librat të mos merreshin jashtë saj, jo më larg se brenda oborrit, për të mospatur mundësi që të humbisnin, keqpërdoreshin dhe të kishin të gjithë mundësi për t’i lexuar!

Në vitin 1860-të, ndërtoi tre shkolla të mesme për vajzat në Rrëzë dhe Labovën e Madhe, ku kishte edhe degë profesionale, siç ishte ajo e të gjitha llojeve të tekstilit, rrobaqepësi, qëndisje, ekonomi, …etj, ku vinin dhe studionin vajza edhe nga fshatra dhe qytete të tjera të jugut. Në këto gjimnaze, për herë të parë, studionin studentë për mësimdhënie, të cilët ishin edhe mësuesit e parë të gjuhës shqipe, të cilët, pasi mbaronin studimet, shkonin dhe jepnin mësim nëpër 127 shkollat e Jugut të Shqipërisë që shtriheshin deri në Camëri, shkolla këto që u ndërtuan me parat e tij. Meqë jemi tek ndërtimi i shkollave të mesme, me fondet e testamentit të tij, u ndërtuan edhe në Përmet, Gjirokastër, liceu i Beratit, ..etj, pa harruar edhe ato në Andrianopojë, Kostandinopojë, Rumelinë Lindore, Maqedoni dhe deri në Azinë e Vogël. Nga testamenti i tij, janë mbështetur financiarisht edhe shumë shkolla bujqësore në të gjithë Europën

Ëndrra e tij, ishte të ringjallte Lojërat Olimpike, një ëndërr kjo që ka qenë edhe për shumë të tjerë dhe nuk janë realizuar; siç ka qenë ajo e poetit grek, Panajotis Soutros, i cili edhe pse në atë kohë, u bëri të njohur duke propaganduar rëndësinë e rilindjes së këtyre lojrave; duke arritur deri aty sa i shkrujati letër edhe mbretit, por nuk ndodhi asgjë.

Por kjo përpjekje e poetit grek, u mësua nga filantropi, Vangjel Zhapa, dhe e nxiti këtë të fundit, që t’i shkruante Qeverisë Greke, nëpërmjet Ambasadës Greke në Bukuresht, duke i vënë në dijeni, se do t’i merrte përsipër të gjitha shpenzimet, për rilindjen dhe zhvillimin e Lojrave Olimpike, duke përfshirë edhe ndërtimin e një stadiumi dhe ambienteve të tjera sportive. Qeveria Greke e kohës, hezitoi për ta marr parasysh kërkesën e Vangjel Zhapës, ndoshta ngaqë duhehin shuma të mëdha parash dhe tjetra, u dukej e parealizueshme kjo ëndërr që kishte zanafillën që nga lashtësia.

Poeti, Panajotis Soutros, u gëzua shumë, kur mori vesh se ishin marr përsipër të gjitha shpenzimet nga filantropi, Vangjel Zhapa dhe këtë ai e bëri publike edhe në shtypin e kohës me datë 13 korrik të vitit 1856. Padyshim që për poetin, ishte një gëzim i madh, pasi më në fund u çelë dritë, drejtë rrugës për të finalizuar sensibilizimin e tij që kishte nisur prej kohësh. Filantropi Vangjel Zhapa, duke parë se Qeveria Greke po hezitonte, i drejtohet me një letër mbretit Otten, ku i shprehte garancinë e tij financiare, për të bërë të mundur rilindjen e Lojrave Olimpike. Mbreti e miratoi, i ndikuar nga çfarë i kishte shkruajtur filantropi Vangjel Zhapa dhe lojrat filluan në nëntor të vitit 1859. Në këto lojra, mori pjesë edhe vetë Vangjel Zhapa, i cili vendosi edhe kurorën në kokën e fituesit të parë në këto lojra dhe shumë medalje.

Në vitin 1845-ë, bisedon dhe ndikon për bashkëpunim, me kushëririn e tij, Konstandin Zhapën, për t’i besuar misionin e tij dhe çuar më tej zbatimin e testamentit, që shkrujati me dorën e tij. Ai i kërkoi Konstandin Zhapës, që të mos krijonte familje, ashtu siç bëri edhe vetë Vangjeli, një betim ky dhe të lënë si amanet, kushëririt të tij, për të bërë të mundur mosrënien në dorën e një familjeje dhe të mosshpërdorimit të pasurisë, por për t’i shërbyer të gjitha pikave që ai la në testament. Konstandini, iu shprehë, se edhe ai kishte marrë të njëjtin vendim në vetvete, më parë se t’ia shprehte Vangjeli. Edhe përkushtimi i Konstandin Zhapës, ishte po i njëjti, duke e çuar amanetin e Vangjelit, deri në fund.

4-

Në vitin 1848-të, mbaroi së ndërtuari, pallatet e fshatit dhe kishën e Shën Mërisë dhe restaurimin e Manastirit të Tërbuqit, ku i paguhej rroga edhe priftit të kishës. Ndërtoi një hotel për ata që i zinte nata dhe të ndihmoheshin me ato që u duheshin, deri në të holla të mjaftueshme, për të vazhduar rrugëtimin e tyre, për ku ishin nisur apo të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Bëri të mundur shtrimin e rrugës me kalldrëm dhe me ndriçime, jo vetëm në Labovën e Madhe. Në vendlindje, ndërtoi edhe një klinikë duke paguar edhe rrogën e një mjeku, shto edhe ilaçet falas, jo vetëm për nxënësit labovitë, por edhe për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, ku ai u kishte ndërtuar shkollat si; Tërbuq, Lekël, Hundëkuq, Karjan, Çetë e Vogël, Kakoz, Hormovë, Nivan, Dhrovjan, dhe për të gjithë banorët e varfër të fshatrave përreth. Ajo që të çon në mendime, është se në testamentin e tij shkruhet se të gjitha vajzave të varfëra, u dhurohej paja!

Zhapa, pasi mbaroi me premtimet për Labovën, shkoi në Hormovë, pasi labovitët me hormovitët kanë patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin, edhe pse si fshatra, kanë patur besim fetar të kundërt. Ata nuk bënin krushqi me njëri-tjetrin, pasi ishin bërë vëllezër me gjak dhe kur Labova sulmohej nga kusarët, hormovitët shkonin dhe i ndihmonin. Rolindasi Vangjel Zhapa, shkoi në Hormovë dhe i pyeti se çfarë donin t’ju ndërtonte; kishë apo xhami? Ata iu përgjigjën: “Ne tani jemi myslimanë.” Zhapa u tha: “Unë, u pyeta çfarë doni? “Xhami duam..” u përgjigjën hormovitët, dhe xhami u ndërtoi. Ai ndërtoi gjithashtu edhe Kishën e Leklit. Shkolla të tjera shqipe, ai ndërtoi dhe në Delvinë, Filat, Qeparo dhe shumë vende të tjera të Jugut të Shqipërisë, pa harruar edhe shkolla shqipe, për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, me banim nëpër botë.

Në një nga gazetat më me zë të kohës, që botohej në Athinë, mësohet se Vangjel Zhapa është shprehur për rëndësinë e gjuhës shqipe, e cila duhet mësuar për ta shkruajtur, lexuar dhe përdorur në familjet shqiptare. Madje ka ndikuar që në dy klasa të gjimnazit në shkollat greke të shtetit grekë, të mësohej edhe shqipja.

Në atë kohë, shqiptarët akoma nuk kishin bërë shtet, dhe kjo ishte një thirrje e brendshme shpirtërore për Vangjel Zhapën, e cila e shtynte atë, që të shtonte përpjekjet e tij, ku me anë të veprave të tij, të zgjonte ndjenjën kombëtare. Këtë e mësojmë nga letrat që i ka lënë amanet, kushëririt të tij, Konstandin Zhapës, ku midis shumë të tjerave, i shprehë edhe këto fjalë: “.. Do ma bësh pallatin Lojrave Olimpike, më të madh se Parlamenti Grek. … Shkollën e mesme në Labovë, do e ndërtosh të atillë, që të jetë e paisur me të gjitha konditat dhe më e mirë se ato të Greqisë, …” Këto tregojnë një farë egoizmi të fshehur të një shqiptari ndaj grekeve, dhe kjo mësohet nga letërkëmbimi me Konstandinin!

“Pallati Zappio” në Athinë

Në të vërtetë, shkollat e Labovës së Madhe, ishin nga më të mirat. Ndërsa për ndërtimin e Pallatit Zapion, i cili u ndërtua në vitin 1888, nën kujdesin e Konstandin Zhapës, i cili kishte ardhur enkas nga Rumania, për ta inauguruar; kishte për arkitekt, një francez, të quajtur Bullanzhe dhe inxhinierin danez, të quajtur Heofil Van Hansen. Pallati madhështorë që u ndërtua, zuri në një truall prej 2420 m2, në një sipërfaqe përreth, prej 268216 m2, ku në brendësi të saj, janë 15 salla ku edhe sot organizohen shumë ekspozita kulturore dhe mori plotë 14-vjet, për ta ndërtuar. Shuma për ndërtimin e “Pallatit Zapio”, ishte 28 milion franga. Leja nga Qeveria Greke, për ndërtimin e pallatit dhe e gjithë kësaj sipërfaqeje toke, daton më 30 nëntor të vitit 1869, katër vjet pas vdekjes së Vangjel Zhapës

Sado krenar të jenë grekët, nuk e mohojnë dotë, origjinën kushërinjve Zhapa, pasi dihet që ata janë shqiptarë. Janë ata që ndërtuan Akademinë e Athinës, Universitetin dhe Bibliotekën Kombëtare, Politeknikumin, shkollën “Arsaqio”, Konservatoren, Rilindjen e Lojërave Olimpike, …etj. Kontributi i tij i madh ishte edhe në shtetin Romun, ku ndërtoi Akademinë e Rumanisë, Universitetin e Bukureshtit, pa harruar edhe Teatrin Kombëtar të këtij kryeqyteti. Ndërtoi gjithashtu, kishën Vangjelizmo dhe Bibliotekën në Broshten, ku ai jetoi për kohë shumë të gjatë, flotën detare dhe alfabetin dhe gramatikën e gjuhës moderne romune.

Filantropi dhe Rilindasi, Vangjel Zhapa, ndërroi jetë më 19 qershor të vitit 1865-ë, dhe testamentin e tij, e administroi kushëriri i tij, filantropi dhe rilindasi, Konstandin Zhapa deri në vitin 1892, kur ai ndërroi jetë. Para se të ndërronte jetë, Konstandini shkruajti testamentin e tij më 18 janar të vitit 1891-ë, duke i shtuar akoma më shumë kërkesa testamentit të Vangjel Zhapës.

Në testamentin e tyre përcaktohej qartë, se si do të administrohej pasuria e tyre duke filluar nga themelimi i një komisioni me emrin “Komisioni i Zhapës” me seli në Athinë. Ky komision përbehej nga njerëz shumë të njohur dhe personalitete të shtetin Grek, duke filluar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, zv/Kryetari i Komisionit për Lojrat Olimpike. Kryetari i Arbitrazhit, dy anëtarë të fisit Zhapa, ..etj, të cilët zgjidheshin me votë, një herë në tre vjet, ku me shumicë votash, nga këta zgjidhej edhe kryetari, zv/kryetari, sekretari dhe arkëtari, ku paga vjetore e secilit anëtar dhe drejtuesit e tyre, ishte 3000 franga. Në “Komisionin Zhapa”, ishte edhe një sekretar i përcaktuar me pagë nga “Testamenti Zhapa”, i cili kishte edhe pozicionin e arkëtarit paralel (me arkëtarin e zgjedhur me vota) dhe mbante të regjistruar në dy kopje, të gjitha veprimet financiare që kryente “Komisioni Zhapa”, e cila kujdesej dhe ekzekutonte pik për pikë, testamentin. Çdo veprim që kryente “Komisioni Zhapa”, arkivohej po në zyrën e saj, në “Pallatin Zappion”, ku në ambientet e saj, ishte dhe selia e komisionit. Të gjitha këto veprime, mbikëqyreshin edhe nga Ministria e Financave të shtetit Grek.

Është mëkat, të vësh në dyshim origjinën e Vangel Zhapës, pasi në kohë të ndryshme, shumë bashkëkombas, e kanë paragjykuar, kur Vangjel Zhapa, është shprehur për origjinën e tij, se është epiriot nga veriu i Epirit, dhe me ketë pozicion gjeografik të krahinës së Epirit, e quajnë qëllimisht apo nga padituria, se Vangjel Zhapa, ka dash të bënte të ditur, se ishte grek. Nuk e ka asnjë dokument, se ai e ka mohua origjinën e tij shqiptare! Këto keq interpretime, me apo padashje, ndihmojnë propagandën greke, për të shtytur kufijtë. Dihet, ashtu siç çdo pikë horizonti në këtë planet, vend, krahinë apo shtete; edhe Epiri, ka pikat e saj, ku sipas këtyre të fundit, banorët njihen si, jugorë, veriorë, lindorë, perëndimorë, apo midis.

Kontributi i Vangjel Zhapës, njihet, jo vetëm në atë të luftës për pavarësinë e Greqisë, e cila u shpallë në vitin 1821, por edhe pas çlirimit të saj, duke shërbyer në radhët e ushtrisë, si ushtarak lartë drejtues, po me atë përkushtim. Përgjatë kësaj kohe, si ushtarak, ndeshi në shumë qëndrime të pahijshme të disa ushtarakëve të niveleve të larta dhe si e tillë, vendos të largohet, jo vetëm nga detyra e ushtarakut, por edhe nga shteti Grek dhe vendos të shkojë në Rumani, ku punojnë e jetojnë, shumë shqiptarë, të cilët përbëjnë, koloninë më të madhe të shqiptarëve në mërgim. Padyshim që ky vendim prej tij, tregon qartë, zhgënjimin dhe hidhërimin që ai përjetoi nga personalitetet e larta të shtetit Grek, jo vetëm në ushtri, por edhe në nivele të tjera të këtij shteti! Të tillë mosmirënjohje, kanë përjetuar edhe shqiptarë të tjerë, të cilët luftuan për t’i sjellë lirinë popullit grek!

Në testamentin e shkruajtur dhe të firmosur prej tij, ku shkruan për fatin e eshtrave të tij, që preheshin në Broshten të Rumanisë; të cilat të zhvarrosen pas katër vjetësh dhe të rivarrosen; kafka t’i gjejë prehje në hyrje të pallatit të tij në Athinës, ndërsa eshtrat e trupit, në oborrin e shkollës të vendlindjen së tij, Labovë.

Tek libri i tij, “Trentori”, të botuar në Bukuresht, në vitin 1847, ai ka shkrujatur për të gjithë shqiptarët, me krenari : “… jemi shqiptarë dhe Atdheu ynë…” . Ajo që është akoma më bindëse, është se, në gjendjen civile të Boshtenit të Rumanisëse (1833), Vangjel Zhapa, dokumentohet i regjistruar me kombësi shqiptare. Për origjinën shqiptare të këtij bamirësi me famë botërore, janë krenuar edhe vëllezërit rilindas, Miit’hat dhe Sami Frashëri, …etj. Nëse do i referohemi edhe studiuesit grek, Aleksandêr Farmaqit, i cili e përmend origjinën e Vangjel Zhapën, duke e quajtur “Bamirës epiriot”, ku toka greke, nuk ka lindur ndonjëherë të tillë…! Kuptohet, që Epiri, është Epir, jo Greqi.

Për më shumë, në lidhje me origjinën e tij, e mësojmë edhe nga një fragment të bisedës, që shkëmbeva me studiuesin, Vangjel Kokoli, i cili, midis shumë të tjerëve, më shprehet: “Ideatori dhe financuesi për ndërtimin e “Pallatit Zappio”, ishte vetë Vangjel Zhapa, të cilën e kishte lënë në testamentin e tij; kishte për arkitektë anglezë, arkitekti i gjithë kopshtit rrethues ishte francezi, Bullanzhe, dhe zbatuesi i projektit, ishte danezi, Heofil. Van Hansen. Në testamentit të shkruar me dorën e tij, në vitin 1860-të, në Bloshtenj të Rumanisë, kërkon: “Mbas vdekjes time, kërkoj sipas ligjeve të fesë ortodokse, të zhvarrosem duke lënë zemrën në Rumani, medjen (kafkën) të vendoset në hyrje; në një kolonë të “Pallatit Zappion” në Athinë (dhe kjo është mëse e vërtetë), ndërsa trupi im të shkojë dhe të vendoset në fshatin tim të lindjes, në Labovën e Epirit, se atje kam lënë takimin, tek Zoti. Gjithashtu, kushuriri i tij i parë, Kostandin Zhapa, me diferencë moshe 14-vjet, mbas vdekjes së tij, bëri të njëjtin veprim dhe u varrosën të dy, në një varr; në atë të familjes Zhapa, në Labovë.”

Kostandin Zhapa, (1814-1892)

Personalisht, e kuptoj shumë qartë testamentin e dytë, atë shpirtërorë që ka lënë Vangjel Zhapa, atë të mesazhit kodik, si për romunët, turqit, grekët, shqiptarët, por edhe për mbarë botën.

Për turqit: edhe pse i luftoi për të çliruar vendin prej tyre dhe të ndihmonte formimin e shtetit shqiptar nga Ali Pashë Tepelena, i cili u vra tradhëtisht, arriti që me pasurinë e tij; ndërtoi shkolla shqipe dhe kisha në Turqi: për rumunët që i vlerësoi shumë, duke u lënë zemrën, pasi aty u pasurua; për grekët, duke u lënë kokën, në shenjë krenarie, jo vetëm për vete, por të nderuar edhe ata mijëra shqiptarë që luftuan për pavarësinë nga armiku i Ballkanit; për ato personalitete greke që e shpërfillën kontributin e tij dhe e detyruan të largohej zemërthyer nga Greqia! Ai u la kokën, pasi ishte ajo kokë që nuk mundën ta poshtëronin, por diti të luftojë për lirinë e të drejtës, dhe jo për kombësit, duke u sjellë përveç kontributin e tij për pavarësinë, por edhe lojrat, krenarin ilire që u kishte humbur nëpër lashtësi…! Për t’u treguar grekëve të ardhur, se nuk doli ndonjë prej tyre, për t’i rilindur lojrat, por një pasardhës ilirë.

Aty e kanë grekët, tek pallati i tij, që e ndërtoi më të bukur dhe më të madh se parlamenti i tyre. Ai, me ndërtimin e “Pallatit Zhapa” , u tregoi se shqiptarët dinë të ndërtojnë edhe Parlament Botërore, që u përket të gjithëve dhe jo si grekët, që u përpoqën kohët e fundit, për ta kthyer në një markato, njësoj siç vepruan çifutët me Tempullin e Shenjë, ku Jezusi i ndaloi, duke pranuar edhe kryqëzimin, për pastruar mëkatet e të gjithëve.

Për eshtrat e tij, që është edhe atdheu i shpirtit, të prehen në atdhe, atje ku u lind me dëshirën e Zotit. Në këto vende i prehet trupi, ndërsa shpirti i tij, u kthye në Flakë Olimpike, që mbahet ndezur dhe e respekton me shenjtëri, e gjithë bota.

Vazhdimësia e luftës së Vangjel Kokolit, është që të fitoj gjithashtu, rikthimin e emrit të fshatit “Labova e Madhe”, dhe të marri emrin “Labova e Zhapës”. Ajo që duhet të dinë lexuesit, është se Vangjel Kokoli, nuk është marr me politikë edhe pse ka patur shumë oferta nga miqtë dhe njohjet e tij, pasi një patriot i denjë, nuk joshet asnjëherë nga përfitimet personale dhe të padrejta!

Përgjatë bisedave, kamë dëgjuar shumë detaje, që nuk mund t’i sjell në një shkrim të vetëm, pasi nuk është ky qëllimi i shkrimit, por për të sjellë një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe kontributit të madh të kushërinjve Zhapa, edhe pse ato dihen botërisht, ku pasqyrohen edhe përpjekjet e Vangjel Kokoli, për t’i rilindur këta rilindas shqiptarë, të cilët i respekton dhe i nderon e gjithë bota, por, jo shqiptarët!

Vangjel Kokoli, u frymëzua që në vegjëli nga bisedat me babanë i tij, Thoma Kokoli, i cili kishte marr një të drejtë burse, për në Itali, nga bamirësia që mbante të çelur “Testamenti Zhapa”. Nga ky testament, ku morën bursë, me qindra shqiptarë, ku një prej tyre ishte edhe Vangjel Mashua, nga Derviciani, i cili kishte marr një certifikatë falso, sikur ishte lindur në Laboën e Zhapës. Këtë e kishte bërë, për të marr të drejtë studimi për mjekësi në Greqi. Të gjithë tepelenasit dhe më gjerë, e njohin emrin e të nderuarit, Dr.Vangjel Masho, i cili ka dhënë një kontribut të madh, në të gjithë rrethin e Tepelenës dhe më gjerë.

Kjo e digjte përbrenda, çdo ditë dhe më shumë, Vangjel Kokolin, aq më shumë duke parë që emri dhe testamenti i këtij humanisti me famë botërore, sa vinte dhe po lihej qëllimisht në harresë. Nuk ishte e lehtë për V. Kokolin, që të fillonte luftën e tij ligjore me shteti Grek, aq më shumë kur janë të njohura historikisht, tensionet midis këtyre dy shteteve. Kjo nuk ndikoi aspak për të ndaluar luftën e tij dhe për ta çuar deri në fitoret e dy gjyqeve të tij, të cilat janë shumë vendimtare, për të shkuar me sukses drejtë përfundimit; atë të ekzekutimit pik për pikë të “Testamentit Zhapa”, nga pala e shtetit Grek.

Vangjel Kokoli, ka bërë përpjekje shumë të mësha, që emri i Vangjel Zhapës të vlerësohej dhe dekorohej me meritë nga prefektura e Gjirokastrës. Nuk ndaloj së luftuari përmes rrugëve ligjore, që varri i kushërinjve të Vangjel dhe Konstandin Zhapës, që ndodhet në Labovë, të shpallet monument kulture, u cili shkatërrua në vitin 1967, nga regjimi komunist, të cilët thyen gjithë atë varr kardinal me mermere nga më të shtrenjtat, të punuara në Greqi dhe me mbishkrime të një greqishte të lashtë, që padyshim është pellazggjishtja. Ishte një varr me tre kate: dy mbi tokë dhe një nëntokë, ku në këtë të fundit, ndodhen dy arkivolet e ardhur nga Rumania, me eshtrat e Vangjel dhe Konstandin Zhapës. Përpjekjet e Vangjel Kokolit, dëshmuan deri tek vlerësimi “Nderi i Kombit”, që iu bë në vitin 2015-të, humanistit Vangjel Zhapa, nga presidenti i kohës, Bujar Nishani.

Ai po lufton që varri i kushërinjve, të mbulohet me një xham të trashë, që vizitorët nga e gjithë bota, të kenë mundësi që ta shikojnë. T’i kthehet emri i fshati nga Labovë e Madhe, në Labova e Zhapës, siç ka qenë në nderim të filantropit, por që u hoqë nga sistemi komunist.

Më ka vënë shumë në mendime, kurajo dhe shpirti luftarak i Vangjel Kokolit, i cili nuk u mburr asnjëherë për arritjet e tij, por e bëri këtë, ashtu siç kanë dhënë kontributin dhe jetën e tyre, shumë patriotë dhe atdhetarë të tjerë shqiptarë në kohë të ndryshme, të cilët kanë bërë histori dhe nderohen nga bashkëkombasit.

Kur e pyeta për origjinën dhe mundohesha që t’i jepja kuptim mbiemrit të tij, nëpërmjet gjuhës, mësova se mbiemri i të parëve të tij nuk ka qenë Kokoli, por tjetër dhe se të parët e tij ishin larguar nga Salaria, përgjatë kohës së pushtimit Osmanë, …. Ngaqë rrjedha e historisë së mbiemrit dhe origjinës së tij, është shumë interesante dhe nuk dua që ta shpjegojë me dy fjalë, do e sjell në një shkrim tjetër, duke pasqyruar me më shumë detaje.

Jam i sigurt që Vangjel Kokolit, nuk do i pëlqejnë fjalët që shruaj për meriat e tij, edhe pse janë të shumta dhe i kam përmbledhur në dy fjalë, si përgjatë shkrimit dhe këto që do shprehë në vijim, përgjatë mbylljes.

Duke mësuar në detaje historinë e kushërinjve Zhapa dhe përpjekjet e shumta të Vangjel Kokolit, më lind e drejta të shprehë edhe unë, mendimin tim të sinqertë.

Kushërinjtë, Vangjel dhe Konstandin Zhapa, do të nderohen ndër breza për bamirësitë e tyre, duke sakrifikuar edhe jetën e tyre, për t’mos krijuar familje, me frikën se ky tempull i shenjtë, do i tundonte trashëgimtarët, për të mos bërë realitet realizimin e testamentit të tyre. Nuk duhet mohuar kontributi i kushërinjve, Zhapa, pasi na çonë të mendojmë se: Rilinjda e Lojërave Olimpike, ka qenë rilindja e Lojrave Olimpike Ilire, që zhvilloheshin në lashtësi.

Nisur nga çfarë shpreha më lartë, ngaqë jamë në dijeni edhe për jetën dhe përpjekjet e Vangjel Thoma Kokolit, mendoj se edhe ky i fundit është bërë pjesë e kësaj këtij testamenti, për të mos thënë që ka sakrifikuar më shumë se kushërinjtë, Zhapa!

Shprehem kështu, pasi Vangjel Kokoli, sakrifikoi familjen, atë që kushërinjtë Zhapa i trembeshin. Dihet që përpjekjet e Vangjel Kokolit, kanë nisur më shumë se një dekadë më parë, të cilat kanë marr kohë dhe përkushtim, me kosto nga më të paparashikuarat, duke i marr natyrshëm edhe kohën dhe përkushtimin ndaj familjes së tij, ku shumë bukur mund t’i siguronte fëmijët e tij, me punë të mira dhe të ardhura të larta, nga shfrytëzimi i njohjeve të tij, deri tek njerëzit me influencë të lartë në politikën greke dhe fusha të ndryshme të jetës.

Kjo nuk ndodhi kurrë, pasi ai iu përkushtua rilindjes së kushërinjve Zhapa. Një sakrificë të tillë dhe me këto kosto, nuk do ta bënin kurrë, jo vetëm kushërinjtë Zhapa, por edhe shumë të tjerë, përveç atyre heronjve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, mbrojtur pavarësinë dhe çështjen kombëtare. Por janë këta shqiptarë me shpirt heronjsh, siç është edhe Vangjel Kokoli, i cili kishte vendosur se do të digjej përpara “Pallatit Zappion”, për të sensibilizuar gjithë botën, nëse përpjekjet e tij nuk do finalizoheshin me fitoren vendimtare, të të dy gjyqeve. Ishte kjo vendosmëri e tij, të cilën e shprehu përpara “Komisionit Zhapa”, që bëri të mundur të arrinte dhe nxitrte në dritë “Tesmatentin Zhapa”.

Padyshim, që kushërinjtë Zhapa, nuk do pranonin asnjë kosto, nga këto që ka përjetuar dhe përjeton, Vangjel Thoma Kokoli dhe familja e tij!

Ajo që është më e rëndësishmja, u fitua nga Vangjel Kokoli, pasi falë vigjilencës dhe luftës së tij, ndaloi njëherë e përgjithmonë, përpjekjet e një kompanie greke në bashkëpunim me një bankë greko-amerikane, të cilët ishin shumë afër procesit të finalizimit, për të privatizuar “Pallatin Zappio”, dhe do ta kthenin në një muze me vepra arti, ku mendonin të fitonim shuma të shumëfishta nga vizitorët vendas dhe të huaj! Nëse kjo do të ndodhte, do të merrte fund gjithçka në lidhje me amanetin e Zhapajve, deri në harrimin e plotë edhe të emrit të tyre, pasi privatizimi i vendoste vulën njëherë e përgjithmonë. Atë që bëri Vangjel Zhapa, duke paguar miliona franga për ta ndërtuar pallatin e tij dhe do ja grabisnin pas vdekjes, e shpëtoi Vangjel Thoma Kokoli, pa para, por me një shpirt të veçantë, të pasur dhe fisnik! Për këtë do i jemi mirënjohës, pasi bëri atë që nuk e bëri dot as shteti shqiptar.

Zoti është i Madh dhe falënderoj me gjithë shpirt, pasi, Ai, është krijuesi jonë dhe i qofshim falë. Zoti i vlerësoi përpjekjet e sinqeritet dhe fisnikërinë e Vangjel Thoma Kokolit; dhe pastroi shpirtrat e trazuara të palës greke, që ishte bërë pengesë ndër dekada; dhe bëri të mundur që të fitonte e drejta që luftonte Vangjel Kokoli; dhe të shpëtonte jetën e tij, në të kundërt, sot nuk do ta kishim fizikisht, midis nesh. Vendosmëria e tij, për tu vetësakrifikuar, të çonë tek Krahina e Labërisë, në Salari; aty ku rrjedhë origjina e të parëve të tij, të trimave, ku një prej tyre quhet, Selam Salaria.

Çfarëdo që të shkruaj për kontributin e atdhetarit dhe patriotit, Vangjel Thoma Kokolit, kur kalon ndërmend, vetësakrifikimin, për të fituar e drejta ndaj padrejtësive që kam lartpërmendur në këtë shkrim, janë shumë pak.

Atdhetari, Vangjel Thoma Kokoli, është një rilindas i kohëve moderne, i cili duhet marr shembull frymëzimi dhe do të vlerësohet e nderohet, në çdo kohë dhe ndër brezat shqiptarë.

Atdhetar të tillë, janë shumë pak, prandaj krijohen pengesa të paekzistuara, të cilat e bëjnë të vuaj ende, kombi shqiptar dhe Shqipëria.

Faleminderit, Vangjel Thoma Kokoli, shembulli më i mirë i një rilindasi të kohës, që e meriton të vlerësohet me çmimin më të lartë, nga shteti Shqiptar.