Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardit Veliu është konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vettingut.
Veliu ka qenë vetë i pranishëm në sallë, kur u dha vendimi për të vazhduar detyrën.
Kreu i Policisë së Shtetit kaloi me sukses tre shtyllat e Vettingut; atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale.
Një ditë më parë, Veliu dha sqarime për pasurinë e tij, duke thënë se ka porositur një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë Euro. Pesë milionë Lekë janë kredi, ndërsa pjesa tjetër të ardhura nga puna dhe familja.
Ai deklaron 5 mijë euro të ardhura nga shitja e një makine, ndërsa bashkëshortja rezulton me llogari bankare 2.4 milionë Lekë të dhuruara nga prindërit.
Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, pasurinë e ka të justifikuar. Edhe për aftësinë profesionale nuk pati probleme.