Një infermiere e Qendrës së Kujdesit Intensiv në SHBA që punon në vijën e parë të pandemisë COVID-19, shpërtheu në lot ndërsa ndau dhimbjen e saj, ku tha se shumë nga pacientët e saj vdesin.
Sipas “Daily Mail”, D’neil Schmall, një infermiere 35-vjeçare, u transferua në New York, epiqendra globale e shpërthimit të koronavirusit, në 30 mars me qëllim të ndihmës në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse, dhe që prej asaj kohe ka punuar në Parkun Qendror, spital të përkohshëm.
Dhe në një video, D’neil tregon për realitetin shkatërrues të punës së saj, ndërsa thotë se është e lodhur “duke ecur në një dhomë për të parë pacientët e saj të vdekur”.
“Jam lodhur duke ecur nëpër dhoma, dhe duke parë pacientët e vdekur. Thjesht eci në një dhomë dhe atje është një kufomë. Jam lodhur, i telefonoj familjeve dhe u tregoj atyre lajmin. Nëse keni ndier ndonjëherë se do të ishte e përshtatshme të kishit dhembshuri për njëri-tjetrin, tani është koha kur të gjithë duhet të kemi dhembshuri për njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të paktën të kuptojmë se çfarë po kalon personi tjetër. Thjesht kam aq shumë trishtim“, tha ajo.
Ajo kërkoi për më shumë dhembshuri dhe mirëkuptim nga publiku, duke pranuar se ndjehet sikur shumë njerëz supozojnë se stafi mjekësor është ‘imunitar’ për të dyja sëmundjet, dhe dhimbjen e zemrës me të cilën duhet të përballen çdo ditë.
“Qava gjithë rrugën deri në shtëpi. Nuk besoj se njerëzit e kuptojnë se sa stresuese është kjo punë. Unë u trajnova për çdo gjë në botë, por kjo është kaq stresuese. Të gjithë po përpiqemi shumë, por kemi akoma shumë për të bërë. Edhe ne jemi njerëz“, u shpreh ajo.