Kryeministri Edi Rama ka dalë sot vetë në terren për monitoruar situatën.
Por, teksa po ecte, kreu i qeverisë ka debatuar me një grua të moshuar që kishte dalë në rrugë.
Rama i ka bërë thirrje që të qëndrojë në shtëpi në këtë periudhë të vështirë, pasi mosha e tretë është më e rrezikuar.
Gjatë këtij monitorimi, kryeministri shoqërohej nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.
Siç duket edhe nga pamjet, Rama lëviz duar e këmbë duke sqaruar të moshuarën, ndërkohë që jo vetëm ai por edhe ekspertët e fushës kanë bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin pasi janë grup-mosha më e rrezikuar.
“A ka mundësi të ikni në shtëpi, mos e zgjat!”, mësohet se i ka thënë Rama të moshuarës në pamjet e siguruara nga Faxweb.