Politika “Kujton se më lëviz qerpiku?”, raportimi i shefes së SHISH shkakton debate...

“Kujton se më lëviz qerpiku?”, raportimi i shefes së SHISH shkakton debate mes deputetëve në Komisionin e Sigurisë

Me debate ka vijuar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

Raportimi ka nisur me debate mes deputetit të PD Ervin Salianji dhe kreut të komisionit të sigurisë Nasip Naço, i cili ndërpreu mbledhjen për 5 minuta dhe vendosi që do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe me praninë vetëm të personave që kanë certifikatë sigurie.

Ervin Salianji: Më jep fjalën…

Nasip Naço: Ja kam dhënë zonjës fjalën dhe kur të mbarojë ajo do flasësh.

Ervin Salianji: Më lër të shpjegoj..

Nasip Naço: E latë me dyer të mbyllura, le të shpjegojë zonja…Seanca do vazhdojë me dyer të mbyllura.

Ervin Salianji: Më jep fjalën mua…

Nasip Naço: 3 minuta shpjegim zonja dhe pastaj do vazhdojë.

Ervin Salianji: Nuk e bëni ju si ju do qejfi. Më jep fjalën këtu, hape.

Nasip Naço: Po jo mo…

Ervin Salianji: Hape se do ta…

Nasip Naço: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik mua?

Ervin Salianji: Po ti kujton se…. po mirë pra s’ke për të bërë mbledhje. S’ke për të bërë mbledhje pra. Shko bëje në sallë tjetër. Me kë talleni ju këtu? Ç’a e dini?

Nasip Naço: 5 minuta pushim, seanca do vazhdojë me ata që kanë certifikatë sigurie në përputhje me ligjin. Nuk e shkel ligjin. Unë personalisht nuk e shkel. Kështu që 5 minuta pushim, kush nuk ka certifikatë ju lutem duhet të largohet nga salla.