Aktualitet Videoja virale, efektivi përjashtohet nga Policia e Shtetit

Videoja virale, efektivi përjashtohet nga Policia e Shtetit

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie duke prekur në mënyrë të papërshtatshme një vajzë, Policia e Shtetit e ka identifikuar dhe pezulluar nga detyra.

“Pas videos ku duket një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit”, thuhet në një reagim zyrtar të Policisë së Shtetit.