Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për krim elektoral.
Në një video të publikuar në Facebook, Basha jep një përmbledhje të qëndrimeve të Ramës lidhur me përgjimet e publikuara nga “Bild” për blerjen e votave në Durrës e Dibër.
Kësaj radhe, thotë Basha, zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.
“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.