Është shënuar viktima në moshë më të re nga Covid-19. Një 18-vjeçar britanik ka humbur betejën me koronavirusin një natë më parë.
Mediat britanike bëjnë me dije se në Mbretërinë e Bashkuar numri total i viktimave ka shkuar në 281 viktima.
Boris Johnson ka paralajmëruar që njerëzit që nuk ndjekin udhëzimet për distancimin social, po rrezikojnë jetën e njerëzve të tjerë, ndërsa la të kuptohet se do të marrë masa më drastike duke mos lejuar askënd që të dalë nga banesa përgjatë kësaj situate.