Si ndryshoi Hollivudi në vitin 1918 me gripin spanjoll, nga i cili vdiqën 50 milionë njerëz në një vit?
Këtë e shpjegon historiani William Mann në një intervistë të gjatë të publikuar në faqen e Deadline, ku ai flet për ndryshimet rrënjësore në botën e kinemasë, shumë prej të cilave të kërkuara nga Adolph Zukor, një teoricien i centralizimit dhe vertikalizmit, i cili mund të përsëritej sot me të njëjtën forcë (siç tashmë ndodh për platformat streaming).
“Mbyllja e kinemave – shpjegon historiani – mund të përfundojë të ketë një ndikim të rëndësishëm në filmat ashtu siç ndodhi në 1918-19. Në 1921, vetëm dy vjet pas pandemisë, kinemaja nuk ngjasonte aspak me atë të vitit 1918. Një revolucion i ngjashëm me atë të platformave streaming që në thelb përdorin modelin Zukor ndërsa kontrollojnë prodhimin, shpërndarjen dhe shikimin e filmave”. Kjo, thotë Mann, do t’i nxjerrë jashtë tregut të vegjlit dhe një pjesë e produksioneve do vazhdojnë të ndjekin modelin tradicional.
E nëse flasim përsëri për figurën e Zukor, “ai ishte një djalë simpatik, me vizion. Ai bëri që shumë njerëz të dështojnë, por në të njëjtën kohë krijuan industrinë e filmit amerikan i cili më pas lulëzoi për 60-70 vitet e ardhshme. Në një kuptim të caktuar – rithekson historiani – vizioni i Zukorit për kinemanë është i njëjti që zbatohet nga teknologjitë e reja; është modeli i integrimit vertikal, që do të thotë kontroll nga lart poshtë. Kështu që Zukor mendoi se, duke prodhuar filma, ai dontë që të jetë në gjendje të kontrollojë se si shpërndahen dhe shfaqen. Në këtë mënyrë, duke marrë nën kontroll të gjitha aspektet e industrisë së filmit, ai eliminoi regjisorë të pavarur, shumë prej tyre gra. Ai shfrytëzoi pandeminë për të ndërtuar modelin e tij të ri”.
Sa do të zgjasë kriza?
“Vështirë të parashikohet. Sigurisht, Hollivudi i vitit 1918 nuk është rikthyer në normalitet të paktën për një vit tjetër. Në fakt, u desh një kohë e gjatë për të rikuperuar humbjet e mëdha ekonomike dhe rihapur gjithçka. Shpresoj që masat e marra sot janë më konsistente se sa ishin atëherë, por është e sigurt që do të ketë disa vuajtje ekonomike”.