Kuriozitete Njerëzit në karantinë, kafshët marrin kontrollin e qyteteve (FOTO)

Njerëzit në karantinë, kafshët marrin kontrollin e qyteteve (FOTO)

Gjatë bllokadës së epidemisë, specie të të gjitha llojeve janë shfaqur në zona më parë të populluara nga njerëzit

U deshën vetëm disa ditë bllokim që këlyshë lepujsh të guxonin të kalonin rrugët më parë të zhurmshme të Christchurch në Zelandën e Re, dhe më pak se një javë që një puma te zbresë nga Andet në kryeqytetin kilian Santiago, një nga më të zhurmshmit në Amerikën Latine.

Në Barcelonë derrat e egër depërtuan deri në bulevardin Diagonal Avenue.

Studimet tregojnë se ekosistemet mund të rimëkëmben me shpejtësi pas ndalimit të ndërhyrjes njerëzore.

Ndalimi i gjuetisë, restaurimi i habitateve dhe reduktimi i ndotjes së ujit janë të gjitha masa të lidhura me rikuperimin e specieve detare dhe sipas studiuesve vazhdimi i këtyre masave do të sjellë rikuperim të konsiderueshëm të oqeaneve deri në 2050.

Por edhe rikthimi aktual i botës së egër në qytetet e zbrazura është kuptimplotë dhe sipas studiuesve duhet të sjellë më shumë mirëkuptim mes njerëzimit dhe kafshëve.

Pata jashtë një kinemaje të mbyllur në Kanada
Kojota jashtë stadiumit të Dodger në Los Angeles
Dhelpra duke ecur ‘e civilizuar’ në trotuar në Londër
Këlyshi i lepurit kalon rrugën kryesore në Zelandën e Re
Dhi të egra në rrugët e zbrazura të Jaipur, Indi
Majmunët presin për ushqim në tregun e mbyllur të Johari në Indi
Drerët vendas Sika kërkojnë ushqim në restorantin në Japoni
Një pallua del nga kopshti, shëtit në rrugët e Dubait
Një tufë dhish të egra dalin në rrugët e Uells një javë pas nisjes së bllokadës
Një puma e re që del në rrugët e Santiagos, disa ditë pas mbylljes së kryeqytetit kilen nga koronavirusi
Dy lopë që shëtisin në plazhet e famshme turistike të Korsikës
Një tufë patash në tempullin e zbrazur indian të Nagaon
Drerët në Londrën lindore