Kuriozitete Viti 2020, një ndër më të nxehtët në histori

Viti 2020, një ndër më të nxehtët në histori

Ngrohja globale po vijon me ritme të shpejta. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, të cilët kanë deklaruar se Toka përjetoi sërish ngrohjes globale dhe gjatë vitit 2020.

Në bazë të matjeve që janë bërë, bëhet me dije se viti 2020 një nga tre vitet me të nxehtë në histori, pas 2016-ës dhe 2019-ës.

Ngrohtësia më e dukshme ishte në Arktikun Siberian, pasi temperaturat në këtë vend shënuan plot 5 gradë Celsius mbi mesataren e viteve të mëparshme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viti 2020 mund të kapë një vlerë 1.2 gradë më shumë mbi mesataren e viteve të shkuara.

Ende këto studime nuk janë përfundimtare, pasi priten matjet dhe analizimet e muajit, Nëntor dhe Dhjetor që sipas shkencëtareve do jenë mjaftueshëm të fortë për të mbajtur temperaturën mesatare në nivelet që duhet.

Edhe pse shkencëtarët janë optimistë se mund të ketë një rritje të vogël të temperaturave globale, të dhënat tregojnë se vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit në histori.