Data 1 Shkurt shënon edhe Vitin e Ri Kinez. Çdo vit përfaqësohet nga njëra prej 12 kafshëve të zodiakut kinez, të cilat i përkasin edhe elementëve të ndryshëm. 2022-shi është Viti i Tigrit, ndaj personat e lindur në këtë shenjë do të udhëheqin dhe do të kenë mbarësi në jetën e tyre.
E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të na njohur me parashikimin e horoskopit kinez, Burbuqe Spahiu e cilëson Vitin e Tigrit si të mbarë e dinamik. Për të ditur shenjën që i përkisni në horoskopin kinez, kontrolloni vitin e lindjes suaj.
Miu
Personat e lindur në shenjën e Miut janë dinamikë, me personalitet pozitiv që i ndihmon të jenë ambiciozë, kërkues për të realizuar objektivat e tyre në jetë. Do të ketë mundësi të mëdha për karrierë, pasuri, dietë të shëndetshme, duhet të hanë mëngjes dhe të reduktojnë ushtrimet e palestrën. Do të jetë vit ideal për anën profesionale.
Bualli
Personat e lindur në shenjën e Buallit kanë një dashuri të pamatë për familjen. Jeta e tyre nuk do të kishte kuptim pa të. Duhet herë pas here të merrni pushime, të relaksoheni dhe të keni një lidhje të qëndrueshme siç e ëndërroni. Kanë shpirt të punojnë në grup, por duhet të jenë kapiten anijeje. Ky vit do të jetë sfidues.
Tigri
Janë të talentuar, karizmatikë, fuqia e tij tërheqëse është si magnet. Këmbëngulja, guximi janë avantazhet e tij. Çdo kompani do të ishte e bekuar të kishte në stafin e saj një person të shenjës së Tigrit. Kolegët do të jenë pak xhelozë. Është viti ideal për të lindur fëmijë. Beqarët do të kenë fat të takojnë shpirtin binjak. Ngjyrat me fat janë portokallia, e zeza dhe bluja.
Lepuri
Shenja më simpatike e zodiakut. Janë persona me këmbë në tokë, janë krijues, jetojnë realitetin dhe nëse duhet, e shmangin. Kërkon rrugë të sigurta, të qeta për jetën e tij personale. I pëlqen një jetë paqësore, larg nga rrëmuja. Ishujt do të ishin vendet më të preferuara. Do të keni rritje të pagës, fati është në anën e karrierës suaj. Ambicioz, i talentuar, i pëlqejnë debatet në panelet e studiove televizive. Mos e ndërprisni një Lepur se është shumë i ndjeshëm.
Dragoi
Gëzon reputacion të madh në kulturën kineze. Askush nuk mund të jetë më mahnitës dhe madhështor se një person i shenjës së Dragoit. Rrallë iu thotë jo festave me shkëlqim dhe stil jetese të pasur. Gjykimet e dragoit janë të thella, të drejtpërdrejta, por iu mungon pak diplomacia.
Gjarpri
“Dragoi i vogël” dhe shenja e gjashtë e zodiakut që ka një fuqi të madhe joshëse këtë vit. Pret shumë nga partneri i tij. Këtë vit do të ndriçojë, është pak misterioz, do t’i hapen rrugët e karrierës në politikë e marrëdhënie ndërkombëtare.
Kali
Janë persona me sens humori që e bën një mik ideal. Në dashuri kërkon pavarësi, disa herë bën gati valixhet natën për të ikur.
Dhia
Shenja e artit, dashurisë dhe natyrës. Cilësitë kryesore janë qetësia, inteligjenca dhe ëmbëlsia. Persona të predispozuar për art dhe muzikë. Përgjithësisht ruan humorin dhe optimizmin për ata që i konsideron të denjë. Në këtë vit do të jetë pak hezitues për programe dhe iniciativa të reja.
Majmuni
Persona me personalitet dhe talent të veçantë për të zbuluar ngjarjet para se të ndodhin. Janë të dobishëm dhe kalojnë kohë për të marrë informacione në rrjetet sociale. Këtë vit do t’ iu japin zgjidhje situatave më komplekse dhe këshilla të vlefshme profesionale. Kërkon që fjala e tij të mos diskutohet.
Gjeli
Gjeli është mishërimi i fatit të mirë, largon syrin e keq. Nëse një ditë iu rastis në rrugë të shihni në trotuar një person sharmant, elegant, me shumë stil që ecën me krenari ka shumë mundësi që sapo keni hasur një të shenjës së Gjelit. Duhet të bëni kujdes që herë pas here të kryejë vizita mjekësore rutinë.
Qeni
Personat e lindur në këto vite janë besnikë, miqësorë, inteligjentë, nuk i braktisin miqtë, familjen e punën. Mban inate që nuk i zgjasin shumë. Merret shumë me vepra bamirësie. Rekomandohen të ushtrojnë joga dhe të hanë shëndetshëm.
Derri
Të bekuar, të përqafuar nga fati. Shpenzojnë shuma të mëdha për të jetuar sa më mirë. Mburren me shëndetin e tyre. Janë mësues të mirë dhe trajnerë të talentuar. Ky vit do të jetë sfidues për Derrin.