Aktualitet Drogë në burg, dhjetëra persona të arrestuar në Elbasan

Drogë në burg, dhjetëra persona të arrestuar në Elbasan

Në një operacion policor në Elbasan, janë ndaluar rreth 25 persona.

Mes personave të ndaluar janë punonjës të burgut të Peqinit.

Bëhet fjalë për të ndaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shpërndarje të lëndës narkotike.

Mes personave të ndaluar, ka dhe të dënuar, të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë futur lëndë narkotike në ambientet e burgjeve.

Lajm në përditësim